• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analistët: Izraeli dhe Irani duan të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm

by A R
20/04/2024 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ishin të përfshira në sulmin e Izraelit ndaj Iranit dhe po kërkojnë nga palët të mos tensionojnë situatën. Sipas analistëve me të cilët ka biseduar korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, një sulm i tillë ishte i pritshëm, por tani dyja palët duket se duan të shmangin përshkallëzim e mëtejshëm.

Iranianët brohoritën “vdekje Izraelit” në Teheran të premten, disa orë pas një sulmi të dyshuar izraelit me dron në qytetin e Isfahanit.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk pranoi të konfirmojë nëse Izraeli e kishte njoftuar paraprakisht Uashingtonin për sulmin.

“Nuk do të komentoj, përveçse të them se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të përfshira në operacione ofensive. Ne jemi të përqendruar, natyrisht, që të sigurohemi që Izraeli të mund ta mbrojë veten në mënyrë efektive, por po ashtu ta shtensionojmë situatën,” deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sulmi i Izraelit në Isfahan ishte i pritshëm dhe besohet se Shtetet e Bashkuara kanë qenë në dijeni për të.

“Administrata e Presidentit Biden e kupton që Izraelit e shihte të nevojshme të kundërpërgjigjej pas sulmeve të pashembullta dhe dramatike të Iranit të shtunën e kaluar, ashtu siç e kupton Izraeli nevojën e Iranit për të reaguar pas sulmit ndaj ambasadës së tij në Damask në fillim të këtij muaji,” thotë analisti Ahmed Fouad Alkhatib nga Këshilli Atlantik.

Irani sulmoi Izraelin me qindra dronë dhe raketa më 13 prill. Sulmi demonstroi fuqinë e vendit, sipas Presidentit iranian Ebrahim Raisi, i cili nuk përmendi të premten kundërsulmin izraelit.

“Sulmi ndaj Izraelit ishte i nevojshëm, i detyrueshëm, bashkues dhe burim i krenarisë dhe fuqisë së vendit tonë të mrekullueshëm,” thotë ai.

Gati të gjithë dronët dhe raketat e Iranit u zbuluan me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Jordanisë, duke shkaktuar vetëm pak dëme materiale. Sulmi i Izraelit ndaj Iranit gjithashtu dukej i kufizuar, pa dëme në njerëz.

Udhëheqësit botërorë po bëjnë thirrje për përmbajtje.

“Është tejet e nevojshme që rajoni të jetë i stabilizuar dhe që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet tjera,” deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Të dyja palët duket se janë të gatshme të shmangin përshkallëzim e mëtejshëm, të paktën tani për tani.

“Ndoshta ajo që do të ndodhë në fazën tjetër është që Irani dhe Izraeli t’i kthehen asaj që ishte një luftë në hije, që do të thotë sulme kundër sulmeve terroriste, përmes grupeve të lidhura me Iranin dhe ekzekutimeve të shkencëtarëve bërthamorë, që i ka bërë Izraeli. Dhe besoj se ky është ndoshta skenari më optimist. Skenari më pesimist është nëse shndërrohet në konfrontim të hapur, që përfshinë Hezbollahun dhe Libanin,” thotë Brian Katulis nga Instituti për Lindjen e Mesme, shkruan VOA.

Sulmet e ndërsjella vetëm sa përshkallëzojnë gjendjen në një rajon që tashmë në teh për shkak të luftës së Izraelit kundër Hamasit, një grup i lidhur me Iranin, në Gazë.

Presidenti Biden nuk ka pasur sukses në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi. Gjatë fundjavës, Hamasi bëri kërkesa të reja, duke lënë të ardhmen e negociatave në pikëpyetje.

/a.r

Next Post
“14 Maji”, Prokuroria e Përgjithshme: Janë regjistruar gjithsej 31 kallëzime penale

Orët shtesë të punës, vendoset masa e shpërblimit që përfitojnë prokurorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In