• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analistët: “Ilir Meta nuk ka interes ta mbyllë mandatin si president. Nëse LSI humbet në zgjedhjet lokale do rikthehet”

by Java News
01/01/2018 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti politik, Afrim Krasniqi dyshon se Ilir Meta do ta mbyll mandatin e tij si president i Republikës. Në emisionin e fundit “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH1, Krasniqi tha se pavarësisht qëndrimit protokollar që po mban Meta si president, lidhjet e tij me LSI-në janë të dukshme.

Sipas tij zhvillimet që do të prekin këtë parti politike do të ndikojnë edhe në vendimin e Metës sa i përket ushtrimit të mandatit të Presidentit.

“Ne e dimë që LSI është presidenti.

Kështu që në mënyrë automatike ai do ta përdorë këtë parti në çdolloj krize politike për të përcjellë mesazhe që ndoshta e ka të vështirë për t’i thënë nga posti i presidentit.

Nëse do të bëja një spekulim politik… ndoshta z.Meta nuk do të jetë i interesuar për ta mbyllur mandatin, nëse partia e tij humbet në zgjedhjet lokale ose shikon në sondazhe që ka rënie”, tha Krasniqi në emisionin #Përballë.

Rusmajli: Marrëveshja e 18 majit, zgjidhje, por nuk ofroi zgjedhje.  Krasniqi: Pazaret personale që fshehu marrëveshja Rama- Basha

Në mbyllje të këtij vit, një nga 10 ngjarjet politike kryesore të diskutuara në emisionin #Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi ishte edhe marrëveshja e 18 Majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, e cila arriti të prodhojë një proçes të qetë zgjedhor.

Por për ekspertin konstitucionalist, Ilir Rusmajli, kjo marrëveshje nuk u ofroi qytetarëve mundësinë për të zgjedhur mes disa alternativave.

“Marrëveshja e 18 majit ishte zgjidhje, por nuk dha zgjedhje”, i tha Rusmajli gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas tij edhe opozita e prodhur nga këto zgjedhje nuk ofron aleternativë qeverisëse.

“Tek ne fjala alternativë humbet rrugës edhe në rastet kur opozitarët dalin dhe flasin për programet e tyre qeverisëse. Alternative duhet të bind, nuk duhet të thuhet, duhet të perceptohet”, u shpreh Rusmajli.

Ndërsa analisti politik, Afrim Krasniqi tha se pas marrëveshjes së 18 Majit mes dy forcave më të mëdha politike fshihen interesa personale.

“Pas marrëveshjes informale fshihen interesa të tjera. Nëse ne marrim 5 vendime që kanë dalë që atëherë janë 5 kulla në Tiranë ose fshatra turistik. Dhe janë ndarë në mënyrë konsensuale dhe kjo tregon që ka patur pazare personale mes dy liderëve kryesor politik”, tha Krasniqi në emisionin Përballë në RTSH1.

 Krasniqi: Partitë politike të përfshira në trafikun e drogës

Kanabizimi i vendit dhe trafikut i drogës kanë qenë dy çështje të diskutuara këtë vit edhe në nivel politik, ku palët nuk kanë nguruar të akuzojnë njëra-tjetrën për përfshirje në trafiqe.

Duke komentuar marrëveshjen e 18 majit mes PS e PD në emisionin përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH1, analisti Afrim Krasniqi u ndal tek anomalitë që prodhoi ajo.

“Angazhimi I fundit, që quhet reformator, që të dy palët politike shprehin vullnetin për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe drogës… Ç’punë kanë partitë me drogën. Me këtë kanë pranuar që janë dy parti që me strukturat e tyre poshtë janë të përfshira në proçesin e trafikimit në Shqipëri”, u shpreh Krasniqi.

Rusmajli: Mandatet u shitën në shifra stratosferike…

Eksperti konstitucionalist, Ilir Rusmajli tha në emisionin #Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH1, se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, është produkt i listave të liderëve të partive politike dhe nuk ka lidhje me qarkullimin e elitave. Ai e quajti këtë process si “shpikje” të elitave.

“Prapa justifikimit për nevojën e qarkullimit të elitave fshihet dukshëm motivi për të bërë para të pisët. Kemi shembuj nga të gjitha partitë politike. Shitja e mandateve në shifra stratosferike nuk mund të justifikohet me nevojën për të krijuar elita të reja”, tha Rusmajli, ndërsa shtoi se ekziston një vullnet i kundraligjshëm nga liderët e partive poltiike, që është kthyer në platform elektorale.

“Nëqoftëse ka shitblerje votash në SHqipëri, kjo nuk vjen për shkak se një kandidat ka lekë dhe do t’i harxhojë, por vjen për shkak se në hierarkinë politike i vihet kushti harxho lekët për të blerë votat se ne duhet të fitojmë”- tha Rusmajli në emisionin #Përballë.(TemA)

Next Post
Bullgaria merr presidencën e Bashkimit Europian

Bullgaria merr presidencën e Bashkimit Europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronë dhe raketa në fund të Ramazanit? Irani këshillon SHBA: Rrini larg izraelit dhe nuk do lëndoheni

Djali i një studiuesi fetar, baba i 6 fëmijëve/ Ali Khamenei, kleriku i linjës së ashpër që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989

March 1, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Bllokimi i rrugës në Librazhd, Rama: Zero korrupsion, ndikoi gjeologjia e vështirë

March 1, 2026
Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

March 1, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Qasje e re”, Rama për ndryshimet në qeveri: Largimi i Ballukut për shkak të rrethanave! Do pres raportin…

March 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Nga protestat me qytetarë tek protestat me mercenarë

March 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

March 1, 2026
“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In