• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analistët: Dilemat e Maqedonisë qeveri e re apo përsëri zgjedhje?

by Java News
27/12/2016 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezultati i ngushtë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, i konfirmuar edhe në rivotimin e së dielës, e ka bërë si asnjëherë më të paqartë formimin e shumicës parlamentare dhe të kabinetit të ri qeveritar.

Në bazë të kushtetutës, konstituimi i përbërjes së re parlamentare duhet të bëhet më së voni 20 ditë pas zgjedhjet, apo deri më 31 dhjetor.

Pas konstituimit, kreu i shtetit duhet t’i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re partisë me më shumë deputetë, që në këtë rast është VMRO-ja e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, me 51 mandate, por në rast të mos arritjes së formimit të shumicës parlamentare, mandati në bazë të kushtetutës i jepet partisë së dytë, që është LSDM-ja me 49 deputetë. Sipas njohësve të çështjeve kushtetuese, mandatin mund ta fitoj edhe ndonjë parti e tretë, në rast se arrin të bëjë shumicën në Kuvend.

“Mund të ndodhë që partia e cila ka fituar 51 deputetë të mos mund të siguroj shumicën për formimin e qeverisë së re. Por, edhe anasjelltas, mund të ndodhë që ndonjë parti më e vogël, nuk do të thotë që kjo të jetë LSDM-ja, pra, mundet ndonjë tjetër parti që përmes bisedimeve me partitë tjera, në bazë të programit të saj, të formoj shumicë në Kuvend dhe të marr mandatin për formimin e qeverisë”, thotë Svetomir Shkariç, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Shkupit.

Partitë, nga ana tjetër, në veçanti VMRO- DPMNE-ja vazhdon të hesht lidhur me kombinimet e mundshme, apo nëse ka nisur negociatat për formimin e shumicës së re.

Ndërsa LSDM-ja mbetet në qëndrimin se qeverinë nuk do të mund ta formojë, Nikolla Gruevski.

Ndërkohë, zhvillime më të dinamike ka në bllokun shqiptar, i cili po tenton të harmonizoj qëndrimet për një platformë të përbashkët.

Por, thirrjes së kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, partia e të cilit ka fituar 10 deputetë, i është përgjigjur vetëm se “Aleanca për Shqiptarët” me tre deputetë ndërsa Lëvizja BESA që ka 5 deputetë nuk ka pranuar të jetë pjesë e bisedimeve me arsyetimin se nuk negocion me partitë që nuk kanë legjitimitetin apo zyrtarë të saj janë nën hetime nga Prokuroria Speciale.

Kurse PDSH-ja që ka dy deputetë, nuk bën pjesë në kombinime për shkak të zhvillimeve të brendshme pas dorëheqjes së kreut të saj, Menduh Thaçi.

Sefer Tahiri, analist dhe ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore thotë se partitë shqiptare është mirë të bisedojnë, por jo edhe të bëjnë garë se cila do të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Partitë politike shqiptare, vlerësoj se duhet të jenë më të rezervuara në kuptimin që të presin ofertën politike nga pala maqedonase dhe jo të bëjnë garë, edhe pse ajo është e heshtur, se cila prej tyre e para do të futet në qeveri me VMRO-në. Megjithatë unë vlerësoj se disponimi i elektoratit shqiptar ishte i qartë, andaj edhe partitë duhet të kalkulojnë nëse do të futen me këtë parti e cila u ndëshkua me votë nga shqiptarët”, thotë Tahiri

Pavarësisht lëvizjeve në bllokun shqiptar, Tahiri vlerëson se dy partitë maqedonase VMRO dhe LSDM do ta kenë shumë të vështirë të formojnë qeverinë. VMRO, sipas tij, do ta ketë vështirë të pranoj kushtet që mund të vendosen nga shqiptarët, si për gjuhën, përfaqësimin, buxhetin, çmontimin e proceseve gjyqësore, prokurorinë speciale dhe drejtimin e ndonjërit nga tre postet kryesore në shtet.

Ndërsa edhe LSDM-ja, vijon Tahiri, do të bënte precedentë nëse do të hynte drejtonte qeverisë pasi realisht në bazë të mandateve të fituara nuk e ka legjitimin e plotë për formimin e shumicës së re.

“E gjithë kjo situatë, vlerësoj se e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të rezultonin me formimin e një shumice të re parlamentare më stabile”, thekson Tahiri.

Qeveria e re duhet të formohet më së voni 20 ditë pas dorëzimit të mandatit nga kreu i shtetit, por nëse asnjëra parti politike nuk arrin këtë ta bëjë, atëherë presidenti shpall zgjedhje të reja parlamentare.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Një rrugë pa krye, qyteza franceze e pagëzon me emrin Brexit

Një rrugë pa krye, qyteza franceze e pagëzon me emrin Brexit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In