• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Analistët: Ata që qëndrojnë pas sulmeve kibernetike po kërkojnë të destabilizojnë Ballkanin!

by
13/09/2022 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmi kibernetik iranian ndaj institucioneve shqiptare është diskutuar sërish mbrëmjen e së martës në emisionin “Log” në Abc.

Të ftuarit në studio nënkryetari i PL, Agim Nesho, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi, analistët Mentor Nazarko dhe Agim Baçi, theksuan se pas këtij sulmi mund të mos jenë vetëm iraninët por edhe forca të tjera si Rusia.

Sipas tyre ata që qëndrojnë pas këtyre sulmeve kibernetike kërkojnë të destabilizojnë Ballkanin por edhe për të provokuar vendet aleate.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Po sulmohet aleatët e SHBA në Ballkan?

Harxhi: Po edhe kështu mund të merret sepse janë të gjitha vendet që po sulmohen. Ne nuk dimë shumë sepse ka mungesë transparence nga kjo qeveri.

Xhafo: Por Microsoft ka thënë që po publikojnë raportin me lejen e qeverisë shqiptare?

Harxhi: Qeveria shqiptare e ka detyrim të sqarojë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh. Dje dolën në media se të dhënat e shqiptarëve po shiten. Ka një sulm në rajon kjo është e vërtetë. Kjo e Shqipërisë ka nisur në 2021-n. Sulmi ishte i pritshëm, por qeveria shqiptare nuk ka marrë masa.

Baçi: Është kontaktuar nga Microsoft një kompani tjetër ku punonin shqiptarë. Qeveria shqiptare duhet të marrë ekspertët më të mirë dhe t’i paguajë. Janë hedhur miliona. Është lajmëruar se Ballkani është pikë prove qoftë për rusët, tani dolën dhe iranianët. Ne jemi të ekspozuar, por në Malin e Zi pati grusht shteti. Ballkani mbetet pika e dobët ku këto fuqitë provokojnë aleatët. Ne kemi fatin e madh se jemi anëtarë të NATO-s.

Harxhi: Nuk është se po sulmohen aleatët e SHBA, por po sulmohen qeveritë e dobëta të aleatëve të SHBA-së, të cilat nuk kanë marrë masat e duhura.

Nesho: Vetë qeveria, prandaj nuk ka investuar në këtë sistem. Ishte sa më e lehtë për të thyer sistemin dhe për të justifikuar veten e saj.

Xhafo: Po pse qeveri e dobët, janë sulmuar vende më të zhvilluara sesa ne?

Nesho: Ne po e shikojmë që kësaj qeverie i kanë ndodhur shumë skandale. Para disa muajsh ishte rrjedhja e listës së pagave dhe nuk u mor asnjë masë. Ju e thatë që kemi një situatë që nga janari i 2021 ndërkohë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk e mori për bazë. Të gjitha këto aspekte nxorën një qeveri të paaftë. Lidhur me pyetjen tuaj unë them që është një situatë është komplekse. Ballkani është pika ku vendet revizioniste të krijojnë një qendër. Ka një plan të përbashkët për dezinformimin. Interesat e tyre janë për të kthyer Ballkanin në një zonë të destabilizuar, kjo është ajo që Rusia kërkon.

Nazarko: Iranianët po e shndërrojnë territorin shqiptar në një pikë përplasjeje, sepse ata që janë brenda atij kampi në Manzë pon detektojnë për të treguar se kush ishin hakerat. Unë mendoj se nuk është vetëm Irani me siguri edhe Rusia, ka zëra për Serbinë.

/e.d

Next Post
“Incidenti i pashpjegueshëm”/ Mister si u vranë dhe plagosën ushtarët rus në centralin bërthamor në Ukrainë

Inteligjenca amerikane: Rusia u dha fshehurazi 300 milionë dollarë partive të ndryshme në botë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In