• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analfabeti Tofik, dhe “prifti” Thanas

by S T
11/11/2024 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Edhe sot pas 34 vitesh, nuk e kuptoj pse themi “jemi në tranzicion,çdo gjë bëjmë e bëjmë nga padituria”. Dhe kjo fatkeqësisht vlen më tepër për politikanët, se për hallexhinjtë.Realisht ne akoma jemi në “kapërcim”, pasi akoma e konsiderojmë gjithçka të keqe që shohim, apo dhe na vjen, si “produkt i tranzicionit të zgjatur”. Një ditë një miku im, më përshëndeti, por me vështirësi e njoha. Ishte veshur prift orthodoks. Ishte veshur me rrasën e zezë deri në fund të këmbëve, kishte varur një goxha kryq në qafë, kishte lënë mjekrën, dhe mbante në duar ca libra të veckël. E njihja prej vitesh, dhe e di që nuk ka mbaruar as 8-vjeçaren, pale të mesmen dhe të lartën. Kishte emigruar në Greqi, kishte ndërruar emrin nga Tofik në Thanas, kishte marrë në shtetin helen një dokument sikur “kishte mbaruar një shkollë për prift”, pastaj kishte veshur rrasën e zezë, dhe tani pretendon të zërë ndoshta “vend nderi në Kishën Orthodokse”. Ky person, mund të jetë i ndër të shumtët që takoj përgjatë këtyre viteve, që nga ish-punëtor krahu konvertohen në priftërinj. Kultet fetare, këta tipa ndoshta i shohin si “strehën e ngrohtë dhe të sigurtë për të bërë ca para”. Realisht nga sistemi i kaluar, ne trashëguam një eksperiencë goxha të madhe lidhur me numrin e atyre që u arsimuan. Kishte shkolla deri në fshatin më të largët, ashtu siç kishte edhe mjekë. U shkolluan qoftë edhe me 8 klasë apo të mesme, me hir apo pahir, edhe ata që nuk e donin librin. Por pas vitit 1992, sistemi arsimor mori një goditje fatale. U flakën nga shkolla mësues dhe drtejtues “komunistë”, u flakën në rrugë profesorët si “shërbëtorë të diktaturës”, u mbyllën shkollat në shumicën e fshatrave, u mbushën qytetet dhe sot kemi këtë gjendje të pakuptimtë. Përgjatë viteve të para të “demokracisë berishiste”, çobani u bë shikas, shoferi dikurshëm i NB-së drejtor, i dënuari për vjedhje badiguard ministri, dhe me rradhë duke u bërë hoxhallarë dhe priftërinj, kushdo që dinte greqisht apo turqisht.Gjërat nisën sikur të sistemohen përgjatë viteve, por mjerisht situata edhe sot është e trishtueshme. Kjo për faktin sepse, ka akoma djem dhe vajza që kanë mbaruar shkollat në universitetet e Europës dhe SHBA, dhe janë në kërkim të punës. Të jetë vallë tranzicion ky që po kalojmë ? Mendoj se jo, pasi negativiteti, vjen nga trashëgimia që la pas politika destruktive, politika që futi si koncept “diplomën e blerë”, shkollimin pa vajtur asnjë ditë në klasë, apo emërimin sepse “i kam dhënë shumë kësaj partie dhe demokracie”. Një ish-drejtor i kohës së Berishës dikur, ishte bërë tmerri administratës. Kishte punuar dikur punëtor ngarkim-shkarkimi, dhe pas 1992 pasi kishte blerë diplomën, ishte emëruar në postin e lakmuar. Kishte bërë listën gati me emrat e atyre që duheshin larguar sepse ishin “komunistë”, por duke mos marrë parasysh faktin sepse ata ishin me arsimin e lartë, me eksperiencë të gjatë pune, dhe kontribute të vyera. Me foton e Berishës në 4 cepat e zyrës, ai ç’nuk bëri sa PD kishte pushtetin, duke mbushur administratën me militantë mediokër, dhe u pasurua shumë.Por si mund të falen skandalet, abuzimet, vjedhjet, shkatërrimet e elitave ? Sot fakti është se, zyrat e ministrive dhe institucioneve vartëse, nuk kanë shansin të kenë drejtues të pashkolluar, madje shumica e tyre me arsimim jashtë vendit. Detyrimi kryesor i tyre, ka qenë spastrimi i gjithë sistemit administrativ nga diplomëblerësit e dikurshëm, pasi akoma ka të tillë, si në drejtësi dhe vende të tjera pune. Nuk mund të themi më, “na e ka fajin tranzicioni e gjatë që po kalojmë”. Ka ardhur koha të shembim idiotësitë që trashëguam nga qeverisja e ish-liderit historik, që kërkon të rikthehet në pushtet, me të njëjtët njerëz.

Next Post
VIDEO/ “Mbledhja ka degjeneruar”, plas te “Sterilizimi”, Vokshi shpërthen ndaj Spahiut: Ç’thua mi?! Tërhiqe atë që the, se ndryshe…

VIDEO/ “Mbledhja ka degjeneruar”, plas te "Sterilizimi", Vokshi shpërthen ndaj Spahiut: Ç'thua mi?! Tërhiqe atë që the, se ndryshe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

February 9, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

February 9, 2026
Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

February 9, 2026
Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

February 9, 2026
“Manipulimet i kam parë me video”, kandidati i PD: Po u rinumërua Tirana, ndryshon renditja në listë!

Zyrtari i PD: Ne qendruam 333 ditë te rrugica e Berishës, por ngujimi në shesh do ca kushte që s’i kemi!

February 9, 2026
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

February 9, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

Deklarata e Ramës, Bardhi: Ndryshimi i ligjit në mes të hetimit është presion mbi drejtësinë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In