• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ana tjetër e “grushtit” të shtetit në Rusi/ Ish-deputeti: Putin dhe Prigozhin ranë dakord për një skenar

by A R
26/06/2023 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Orët drithëruese nga tentativa e kryengritjes që u përball Rusia dhe elita drejtuese këtë fundjavë, u shoqëruan më shumë anë të panjohura për publikun vendas dhe atë botëror, duke i kapur ngjarja në befasi.

Ish-deputeti rus Ilya Ponomarev thotë se kryengritja e armatosur e grupit Wagner në vetvete ishte një mashtrim. Disidenti i njohur që ka votuar kundër edhe aneksimit të Krimesë në Parlamentin rus, deklaron se kreu i Wagner dhe Vladimir Putin kishin një marrëveshje për atë që do të ndodhte dhe që askush tjetër nuk e dinte.

Ai shpjegon për mediat se Prigiozhin është një njeri me besim të madh. Ata njihen prej kohësh dhe rrethanat në të cilat u njohën krijuan një marrëdhënie të madhe besimi mes tyre.

Por përse do të duhet Putin të inskenonte një grusht shteti në rrethanat e pafavorshme të mbajtjes së pushtetit dhe presioni ndërkombetar?

Ish-deputeti beson se qëllimi i Presidentit rus ishte “të trembte elitat ruse dhe ndërkombëtare. Ai duhej të dërgonte një mesazh se nuk është alternativa më e keqe dhe se Prigozhin që pretendonte pushtetin, askush në komunitetin ndërkombëtar nuk do të donte ta shihte me një buton bërthamor në dorë.

Sipas Ponomarev, Putini me grushtin e dështuar të shtetit donte të demonstronte se mundësia e zëvendësimit të tij ishte “reale” dhe se zëvendësimi ishte më i keq se ai.

Prigozhin, thotë miliarderi rus, nga ana e tij kishte nevojë për një mënyrë për të lënë Ukrainën “me dinjitet”.

“Ai po lufton për një kohë të gjatë dhe është i lodhur. Ai ka humbur shumë nga njerëzit e tij, por mbi të gjitha ai ka mundësi të mëdha financiare në Afrikë, kontrata të mëdha ushtarake që mund të ndjekë, por ai nuk mund të largohej nga fronti dhe i duhej nje justifikim”.

Ai deklaron se Bjellorusia, ku pritet të shkojë Prigozhin është thjesht një vendkalimi. Ai nuk do të qëndrojë gjatë atje dhe prej andej do të shkojë në Afrikë.

Ish-deputeti i Dumës ruse thekson se në çdo rast ngjarjet e djeshme do të kenë pasoja pozitive për Kievin pasi morali i trupave ruse ka rënë ndërsa u konfirmua problematika me zinxhirin komandues të ushtrisë. Ndërsa analizon se rusët do ta mbështesin Putinin pas kësaj ngjarje pasi e konsiderojnë atë fitues.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor, e hënë 26 qershor 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur brilanti vdes i uritur

Kur brilanti vdes i uritur

December 29, 2025
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

December 29, 2025
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

December 29, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Drejtësia penale anti-ekonomi është kosto për ne të gjithë

December 29, 2025
Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

December 29, 2025
Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

December 29, 2025
Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

December 29, 2025
Parashikimi i motit, e diela me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë me diell dhe temperatura të ulëta, por ja si nis viti i ri 2026

December 29, 2025
Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

December 29, 2025
Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com