Nga David Rothkopf
Strategët mjeshtër në zyrat e shtypit të Shtëpisë së Bardhë kanë përcaktuar se tema e tyre për këtë javë do të jetë “Made in America”. Në këtë histori ka ironi të mjaftueshme, që vjen nga zëdhënësit e një udhëheqësi familja e të cilit është e mirënjohur për nxerrjen jashtë (outsourcing) të prodhimeve të lluksit që atë kanë në dispozicion. Por ka një anë të errët në promovimin e kësaj teme.
Në vitet e fundit, madje edhe para se Donald Trump të marrë detyrën, Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në prodhimin aktiv të mjeteve që i duhen armiqve tanë për të na dobësuar. Ne e kemi bërë këtë me anë të luftërave të keqkuptuara, duke dëmtuar zgjedhjet politike, dhe veprimeve të gabuara si edhe mosveprimeve. Ne jemi ende shumë larg nga rrënja si fuqia dominuese e botës. Por nuk mund të mohojmë se nga të gjitha ato “Made in America” të këtij shekulli, ato që lidhen me gjërat që Amerika ka bërë keq meritojnë vëmendje të veçantë.
Lufta në Irak është një nga ilustrimet më të forta të këtij fenomeni. Siç është raportuar në një artikull të zymtë të New York Times këtë fundjavë, pavarësisht investimeve të jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara me më shumë se 4.500 jetë njerëzore dhe 1 trilion $ në luftën në atë vend që nga viti 2003, është gjithnjë e më e qartë se përfituesi kryesor i këtyre përpjekjeve është një vend në Lindjen e Mesme që Shtetet e Bashkuara citojnë rregullisht si një kundërshtar: Irani. Ne forcuam proxies e tyre në qeveri edhe pse i dobësuam ose shkatërruam armiqtë e tyre. Për më tepër, gabimet tona në Irak nuk janë të kufizuara në tejkalimin e kufijve të administratës të presidentit George W. Bush, apo dëshirën e Presidentit Barak Obama për të dalë shumë shpejt nga aty. Veprimet e fundit, të administratës Trump nga veprimet për “çlirimin” e Mosulit deri atyre që qeveria e SHBA-ve kanë marrë kohët e fundit në Sirinë fqinjë, e kanë forcuar gjithashtu Iranin.
Në Siri, administrata e Obamës hezitoi të vepronte për të përmbajtur brutalitetin e regjimit të Bashar al-Assad dhe më pas vazhdoi të përqafonte me heshtje ndërhyrjen ruse. Shtëpia e Bardhë e tanishme jep mbështetje më të hapur për rusët, që do të thotë se përsëri, ajo që kemi bërë në fund të fundit, ndihmon në mbajtjen gjallë të një armiku.
Në Afganistan, ne kemi shpenzuar rreth 1 trilionë dollarë dhe kemi humbur më shumë se 2300 jetë njerëzish. E gjithë kjo pothuajse me siguri do t’i sjellë dobi talibanëve kundër të cilëve hymë në vend për të mposhtur.
Kjo javë e kaluar solli më shumë pasoja nga plagët tona të vetë-shkaktuar të politikës së jashtme. Në Xhibuti, në Bririn e Afrikës, brenda një distancë të afërt nga Lindja e Mesme, Kina hapi bazën e saj të parë ushtarake jashtë shtetit. Kina dërgoi një mesazh se është gati dhe e gatshme të tregojë muskujt e saj. Zgjerimet ushtarake të Kinës vijnë së bashku me përpjekjet e saj për të forcuar veten përgjatë rrugëve kyçe të tokës dhe të detit. Pekini është forcuar ekonomikisht nga gabimet e Uashingtonit; Përpjekjet e SHBA-ve gjatë viteve të Obamës nuk arritën të kundërshtonin Bankën i iniciuar nga Kina të Investimeve të Azisë për Infrastrukturën. Duke i shtuar kësaj braktisjen nga administrata Trump të marrëveshjes tregtare të Partneritetit Trans-Pacific, kjo ka hapur derën për ndikim më të madh ekonomik kinez.
Dhe sigurisht, ne e kemi forcuar Rusinë përmes dështimit tonë për t’u kundërvënë asaj në Krime ose Siri dhe kemi qenë indiferent në lidhje me sulmin e Rusisë në procesin tonë zgjedhor.
Edhe pse ne kemi zhvilluar një luftë kundër terrorizmit që na ka larguar nga prioritetet më të mëdha, ne gjithashtu kemi ndërmarrë hapa nga të cilat kanë përfituar në mënyrë të matshme terroristët. Këto hapa përfshijnë nga torturat e të burgosurve deri në sulmin ndaj myslimanëve me urdhrat e emigracionit, dhe deri tek politikat e Trump që kanë çuar në skllavërimin e viktimave kolaterale civile që lidhen me veprimet tona ushtarake në Lindjen e Mesme.
Dëmi që kemi bërë për vete, natyrisht, nuk kufizohet vetëm në politikën e jashtme. Kongresi po mendon një projekt-ligj për kujdesin shëndetësor që, duke mohuar mundësinë e shërbimeve shëndetësore nga miliona e duke e bërë atë të papërballueshme për miliona të tjerë, pothuajse me siguri do të vrasë më shumë amerikanë se sa çdo sulm terrorist që kemi përjetuar ndonjëherë ose që mund të ballafaqohemi. Po aq sa të këqia gabimet tona të politikës së jashtme kanë qenë, gabimet tona të brendshme kanë bërë edhe më shumë dëm në vend.
Siç këshilltari i sigurisë kombëtare Peter Singer më tha gjatë fundjavës, strategu i lashtë kinez Sun Tzu dikur shkroi: “Përsosmëria finale nuk qëndron në fitimin e çdo beteje, por në mposhtjen e armikut pa luftuar kurrë.” Për kinezët, si dhe armiqtë dhe rivalët e tjerë, kjo recetë 2,500 vjeçare duket se po funksionon shumë mirë me Shtetet e Bashkuara. Njohja dhe puna aktive për të ndryshuar dëmin e vetëshkaktuar në vitet e para të këtij shekulli janë mënyra e vetme që mund të na bëj në gjendje të ndalojmë shkatërrimin e forcës sonë – dhe për të rrëmbyer fitoren nga gryka e shkëmbinjve të vetëshkatërrimit.
The Washington Post – Lexo.al