• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ana e errët e lëvizjes studentore serbe

by B K
03/07/2025 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung kritikon ashpër fjalimet në tubimin e fundit të studentëve dhe opozitës serbe në Beograd.

Protestat kundër regjimit autoritar të Aleksandar Vučić-it në Serbi, të nisura nga një lëvizje studentore në nëntor 2024, kanë arritur përmasa të mëdha. Më 28 qershor 2025, rreth 140 mijë qytetarë u mblodhën në Beograd për të kërkuar zgjedhje të reja.

Por siç shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, protesta shënoi edhe një kthesë shqetësuese: brenda kësaj lëvizjeje po forcohet gjithnjë e më shumë një nacionalizëm i ashpër serbomadh, që risjell në kujtesë retorikën e viteve të hershme të regjimit të Slobodan Milošević-it.

Zgjedhja e 28 qershorit – “Vidovdanit”, dita e Betejës së Kosovës – si datë e tubimit, ishte tregues simbolik. Hapjen e protestës e bëri një student me tone të ashpra, që foli për “lutje dhe gjak që bëhen një”, për “tokën e paraardhësve” dhe lexoi publikisht një tekst të peshkopit Nikolaj Velimirović, figurë nacionaliste dhe admirues i Hitlerit.

Siç përshkruhet në Frankfurter Allgemeine Zeitung, kjo nuk ishte një devijim i izoluar, por pjesë e një atmosfere të përgjithshme që sundoi protestën.

Një profesor letërsie lavdëroi publikisht Radovan Karaxhiçin dhe bëri thirrje për mbrojtjen e “serbëve jashtë Serbisë” në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut – kod për projektin e Serbisë së Madhe. Në vend që të theksonin rëndësinë e demokracisë dhe shtetit ligjor, shumë nga fjalimet u përqendruan në glorifikimin e “viktimave serbe” dhe bënë thirrje për bashkim kombëtar, duke lënë në hije qëllimin fillestar të lëvizjes.

Audienca e cila brohoriste ndaj këtyre mesazheve ngjalli kujtime të dhimbshme në qytete si Prishtina, Sarajeva apo Vukovari, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung. Dikur, kur flitej për “eshtrat e paraardhësve serbë” dhe për vendet ku ata janë varrosur, pasonin luftëra dhe krime kundër popujve joserbë në gjithë Ballkanin.

Megjithëse jo të gjithë studentët ndajnë këto qëndrime, mungesa e distancimit të qartë ndaj nacionalizmit i lë hapësirë zërit më të errët të shoqërisë serbe. Po të ndahej nga kjo rrymë, lëvizja do të dobësohej numerikisht, por do të forcohej në besueshmërinë e saj si përfaqësuese e vlerave demokratike.

Në vend që të sfidojnë autokracinë me parime të qarta demokratike, disa brenda protestës po përpiqen ta tejkalojnë Vučić-in në krahun e djathtë. Por, siç përmbyll Frankfurter Allgemeine Zeitung, edhe kur e kalon një autokrat nga e djathta, mbetesh në një rrugë të rrezikshme dhe të gabuar. (E.Robelli)

Next Post
Takimi i Ramës me fermerët në Cërrik, Altin Prenga: U fol hapur për problemet e bujqësisë, produket e shportës, duhet të kenë TVSH të diferencuar nga të tjerat

Takimi i Ramës me fermerët në Cërrik, Altin Prenga: U fol hapur për problemet e bujqësisë, produket e shportës, duhet të kenë TVSH të diferencuar nga të tjerat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In