• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ana e errët e industrisë muzikore, Bebe Rexha “çel zemrën”: Humba veten, por tani po shkruaj historinë…

by A R
08/06/2025 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artistja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka ndarë një rrëfim personal dhe të ndjerë me ndjekësit e saj, ku përmes disa postimeve në “InstaStory” ka hapur zemrën për betejat, padrejtësitë dhe zhgënjimet që ka përjetuar në industrinë muzikore ndër vite.

Në mesazhet e saj, Bebe reflekton mbi rrugëtimin e saj si artiste dhe sfidat që kanë ndikuar në shëndetin e saj emocional dhe profesional. Ajo nis rrëfimin me një analizë të sinqertë të përvojave që e kanë shoqëruar në karrierën muzikore.

“Kohët e fundit kam menduar shumë për rrugëtimin tim në muzikë. Dashuria ime më e madhe në jetë ka qenë të shkruaj këngë dhe t’i performoj ato. Por diku gjatë rrugës, gjithçka pushoi së qeni e thjeshtë. Gjithmonë kishte shumë ‘kuzhinierë në kuzhinë’. Shumë opsione. Dhe unë jam pjesërisht fajtore sepse doja të kënaqja të gjithë. Vetëm doja të fitoja, por e humba veten. Kur përpiqesh të ndjekësh hite, e hollin identitetin tënd,” shkruan ajo.

Më tej, këngëtarja flet për pasojat emocionale që kjo përpjekje për të kënaqur të gjithë i ka sjellë, duke ndikuar thellësisht në motivimin dhe vetëbesimin e saj si artiste.

“U dekurajova. U ndjeva e heshtur. U dorëzova. Edhe pse ndjej se fansat e mi më besnikë e kanë kuptuar çfarë po ndodhte”, rrëfen ajo.

Një prej momenteve më të forta të rrëfimit është kur Bebe ndalet te mënyra si politika brenda industrisë muzikore ka ndikuar në rrjedhën e karrierës së saj. Ajo pohon se fakti që nuk ka pranuar të jetë pjesë e interesave të mbyllura dhe nuk ka bërë kompromis me bindjet e saj, i ka sjellë pengesa të mëdha.

“Ka pasur raste kur jam ndier e anashkaluar. Më kanë mbajtur pas. Qëllimisht. Jo për shkak të talentit apo përkushtimit tim, por për shkak të politikave. Sepse nuk kam ledhatuar egot. Sepse isha e vështirë, vetëm pse mbroja veten time. U ndëshkova për vite,” shprehet këngëtarja.

Ajo nuk ngurron të flasë edhe për realitetin e hidhur të kolegëve të saj, shumë prej të cilëve, pasi janë përballur me dështime apo janë lënë mënjanë nga industria, nuk kanë pasur më mundësi për rikthim.

“Ajo që më thyen zemrën janë artistët që heshtën ose u lanë mënjanë, dhe disa prej tyre nuk kthehen më kurrë”, shton ajo me dhimbje.

Pavarësisht vështirësive, Bebe e mbyll rrëfimin e saj me forcë dhe vendosmëri, duke dhënë një mesazh frymëzues për ata që ndihen të papërfillur apo të nënvlerësuar.

“Por jo unë… Unë jam luftëtare. Dhe do ndalem vetëm kur të vdes, ose kur të zgjedh vetë të ndalem. Jo sepse disa njerëz me pushtet mendojnë se mund të më shkruajnë historinë. Ky është një kapitull i ri. Dhe unë po e marr sërish lapsin në dorë për të shkruar historinë time. Jam shumë e emocionuar për fillimin e diçkaje të re. S’mund të pres ta ndaj me ju. Kjo nuk ka të bëjë me hakmarrje. Ka të bëjë me rilindje. Për ata që janë anashkaluar, heshtur dhe quajtur të nënvlerësuar hahaha. Unë nuk kam përfunduar. Thjesht po filloj,” përfundon këngëtarja.

Ky rrëfim i sinqertë dhe emocional i Bebe Rexhës është pritur me përkrahje të madhe nga fansat në rrjetet sociale, duke reflektuar realitetin e vështirë me të cilin përballen shumë artistë në një industri shpesh të pamëshirshme.

Next Post
Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për në Beograd

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për në Beograd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com