• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ana e errët e familjes së Georgina Rodríguez; babai i saj u dënua dy herë për trafik droge

by A R
06/02/2022 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Georgina Rodríguez është në “gojën e botës”, pasi ka hapur librin e jetës së saj në serialin e Netflix “Soy Georgina”. E dashura e Cristiano Ronaldos, 28 vjeçe, tregon pothuajse gjithçka: shtëpitë, fëmijët, dollapin e rrobave, udhëtimet, avionin privat, makinat, miqtë… Por, në fund të fundit, ku janë prindërit?

Një ‘reality show’ që po thyen rekorde për shikime në mbarë botën. Georgina e përmend rrallë familjen e saj. Përveç motrës, Ivana Rodríguez, e cila është një nga të afërmit e saj më të mirë dhe që e shoqëron në shumë situata, Georgina Rodríguez përmend vetëm se ka humbur të atin dhe se ka shkuar gjatë ditëlindjes së saj në varrimin e tij.

Ajo thotë gjithashtu se është “argjentinase dhe spanjolle”, duke qenë se babai i saj ishte argjentinas dhe nëna me kombësi spanjolle. Pa përmendur as emrat e tyre. Trafiku i drogës dhe burgu shënojnë të kaluarën e babait të saj.

“The Sun” zbulon gjithçka rreth historisë familjare të së dashurës së një prej lojtarëve më të mirë në botë. Jorge quhej babai i Georgina, i cili vdiq në vitin 2019. Sipas tabloidit anglez, ai ishte një bos droge, i cili kreu dhjetë vite burg. Ai, gjithashtu kreu dënimin në Spanjë për dy krime të tjera.

Babai i partneres së CR7 u dënua me 11 vite burg në vitin 2003 për planifikimin e kontrabandës së kokainës me vlerë më shumë se 120.000 euro (e cila përfundoi në duart e policisë. Ky plan synonte trafikimin e drogës nga Spanja në Francë.

Ai doli nga burgu në vitin 2008, por shpejt u kthye në botën e krimit. Jorge u përpoq të trafikonte kanabis nga Maroku në Spanjë. U arrestua përsëri dhe u lirua në vitin 2013. Babai i Georgina Rodríguez ishte 70 vjeç kur vdiq në vitin 2019. Nëna e modeles quhet Ana Maria Hernandez. Dihet pak për rrugën e saj, përveç origjinës spanjolle. “The Sun” pretendon se nëna e saj tani jeton në Itali.

Georgina Rodriguez lindi më 27 janar 1994 në Argjentinë dhe u rrit në Jaca, një qytet në Spanjën verilindore. Një nga pasionet e saj të mëdha të fëmijërisë ishte baleti, të cilin e mësoi derisa u transferua në Londër.

Siç tregon në serialin “Soy Georgina”, ajo ka punuar si shërbyese, dado, kamariere dhe së fundi shitëse. Pikërisht te “Gucci” në Madrid, ku punonte si shitëse, u takua me Cristiano Ronaldon dhe jeta e saj mori një kthesë 180 gradë.

/a.r

Next Post
Nisin bisedimet për qeverinë e re/ Mocion mosbesimi edhe ndaj kreut të parlamentit malazez

Nisin bisedimet për qeverinë e re/ Mocion mosbesimi edhe ndaj kreut të parlamentit malazez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In