• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amnistia fiskale, Kadia: Nuk jemi në përplasje me Bashkimin Europian

by A R
30/09/2022 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/ministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, i ftuar në studion e “Dita Jonë”, në A2 CNN, deklaroi se amnistia fiskale është instrument “që përdoret nga administrata tatimore ose nga një shtet për të adresuar disa problematika të vetat” dhe shtoi se qeveria nuk është në “përplasje” me Bashkimin Europian për këtë projektligj.

“Të mos harrojmë që amnistia fiskale është një praktikë që nuk është shpikur në Shqipëri dhe nuk është hera e parë që diskutohet për të në vendin tonë. Nuk ka të bëjë me kahe politike, por është një ndër instrumentat që përdoret nga administrata tatimore ose nga një shtet për të adresuar disa problematika të vetat. Që nga rënia e komunizmit, ka shumë shqiptarë që kanë emigruar në mënyrë informale. Pasuria që kanë krijuar ndër vite, mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro”, u shpreh Kadia.

Kur u pyet për shqetësimin se mes këtyre parave mund të legalizohen edhe ato që vijnë nga krimi i organizuar, Kadia u përgjigj: “Për çdo ligj apo për çdo sistem të ri, përfitojnë edhe njerëz që nuk duhet të përfitonin. Mund të ndodhë edhe në këtë rast, nuk është plotësisht e shmangshme. Por, për shkak të një përqindjeje të vogël, të mos bëhet një gjë që është për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Nuk besoj se ata që merren me punë të pista, të kenë aq dëshirë që të futen në sistem. Nuk jemi në përplasje me BE-në, pasi është një praktikë që është bërë edhe nga shtete të BE-së. Ata po japin këshilla”.

Në përgjigje të interesimit në lidhje me qëndrimin e delegacionit të Bashkimit Europian, pas takimit të ambasadores me eksponentë të qeverisë dhe mazhorancës mbi projektligjin për aministinë fiskale, delegacioni dha këtë përgjigje: “BE ka shqetësime serioze rreth draftit aktual të ligjit të amnistisë fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”.

/a.r

Next Post
“Kishin qëllim shkatërrimin pa kthim të gjithë sistemeve”/ Rama për sulmet kibernetike: Dokumentet e publikuara s’ishin sekrete

"Mali i plehrave sillte ajrin toksik", Rama: Kur erdhëm në pushtet, 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, sot ne mbledhim 90% të tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In