• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amnisti për emigrantët, apo amnisti për emigruesit e parave në parajsa fiskale!

by Irena Beqiraj
25/04/2020 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Irena Beqiraj

Në vitin 2015, kur filloi fushata kundër informalitetit, kishte shumë debat mbi ashpërsimin e masave kundër evazionit , pa ofruar si fillim lehtësi fiskale. Kujtoj që deputetë, anëtarë të qeverisë, ekspertë të ekonomisë, anëtarë të Partisë Socialiste,  para ashpërsimit të masave të kodit penal,  artikulonin nën zë nevojën e një amnistie të përgjithshme. Them nën zë, pasi Partia Socialiste e kundështoi aministinë e përgjithshme të vitit 2011. E konsideroi atë “ një  amnisti që bëhej me qëllimin e vetëm  për të mbushur arkën e boshatisur e të menaxhuar keq nga Qeveria  Berisha”.

Amnistia 2011 e ofruar  2 vjet para zgjedhjeve , u konsiderua veçse një “karamele elektorale “ e cila do të dobësonte mbledhjen e të ardhurave dhe për rrjedhim financat e shtetit në të ardhmen. Mungesa e  konsensusit politik  që çoi në mungesën e numrave në parlament , rrëzoi një nga parakushtet e suksesit të kësaj amnistie . Ajo mbeti vetëm një amnisti  financiare ( e miratuar me ligj të thjeshtë), duke mos ofruar falje ligjore , ose ndryshe “çlirimin nga ndjekja penale për evazionin e kryer”.

Por gjërat ndyshojnë shpejt. Aq më tepër kur partitë politike dallohen vetëm për qëndrime thjesht politike mbi çështje  ekonomike dhe më së shumti vendim-marrja bazohet në  filozofinë  “kur e bën ti , nuk jam dakord unë, kur e bëj unë , është tjetër punë”.

Nën këtë filozofi, drejtuesit e Partisë Socialiste nxorrën nga sunduku flamurin, deri dje  bezdisës dhe të anatemuar të aminstisë. Pseudonimi  “aminsiti për emigrantët” dhe koha kur u shpall, (menjëherë pas Konfrencës së donatorëve të 17 shkurtit 2020), tregonin qartazi qëllimet e saj.

Qeverisë i ra shpejt entuziazmi i Konferencës së Donatorëve. Fatkeqësisht qeveria e  dinte se nuk kishte asnjë  “Magji përtej fantazisë”. Ajo ditë nuk ishte gjë tjetër veçse një ditë e zakonshme pune për donatorët të cilët premtuan 75% kredi dhe 25 % donacione,  kryesisht me projekte dhe qëllime të përcaktuara nga vetë donatorët dhe jo qeveria. Për të rindërtuar shtëpitë në zonat e prekura qeverisë nuk i duheshin borxhe.

Pandemia Covid-19 e vështirësoi situatën financiare dhe likuide të shtetit. Në rastin më të mirë sipas FMN ( prill 2020),  kjo pandemi do ta çojë  defiçitin buxhetor për vitin 2020,  5.1% të PBB-së , bilancin e pagesave rreth -11% e PBB-së dhe Borxhin 75.6% të PBB-së. Ndërkohë qeveria ka nevoja urgjente për likuiditete jo vetëm për të përballuar situatën,por edhe shërbimin e borxhit  (interesa + kthim principali) i cili për vitin 2020 është 500 mln Euro. Qartazi qeveria ka nevoja urgjente për para dhe kjo është arsyeja përse aprovimi i saj u përshpejtua nga Shtatori në Maj .

Por ka edhe një fakt tjetër, jo më pak të rëndësishëm. Në 30 Janar 2020, Parlamenti ka miratuar ligjin 4/2020  “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”. Një nismë kjo e filluar nga autoritetet tatimore dhe vendet e G20 dhe OECD në Shtator të 2014, të cilët krijuan një Standard të Përbashkët të Raportimit (CRS) mbi shkëmbimin automatik të informacionit. Qëllimi është  lufta me evazionin fiskal  “në  parajsat fiskale “ dhe shmangia  e grumbullimit të parave jashtë vendit.

Ky standard kërkon që institucionet financiare të çdo  vendi raportues, të mbledhin dhe raportojnë informacionin mbi balancat e llogarive financiare në fund të vitit, fitimet kapitale përfshirë interesat, dividendët, të drejtat dhe të ardhurat nga shitja e aseteve financiare, për individët , entitetet financiare dhe jo financiare të cilat janë rezidentë në shtete të tjera. Ky informacion duhet të transmetohet “automatikisht” për çdo vit.

Aktualisht  janë angazhuar 112 juridiksione për të shkëmbyer informacion dhe  Shqipëria do të fillojë të shkëmbejë informacion automatikisht në vitin 2020. Kjo do të thotë që institucionet tatimore shqiptare , në vazhdim do të kenë të dhëna mbi pasuritë e emigruara dhe grumbulluara  jashtë vendit nga shtetasit shqiptarë.

Studimet e fundit ,tregojnë që pasuria e vlerësuar globale, e grumbulluar në parajasat fiskale në fund të vitit 2016 ishte 7.8 trilion dollarë amerikanë (7.5 trilionë EUR), ose 10.4% e PBB-së globale.

Studimet tregojnë që vendet Skandinave kanë të “strehuara “ në parajsat fiskale , një pasuri që kap një vlerë sa  4% e PBB -së së tyre. Ndërsa vende që prodhojnë naftë si Rusia dhe Vendet Arabe kanë një pasuri që llogaritet sa  50% të PBB  të mbajtura në këto parajsa.

Shkaqet më kryesore që paracaktojnë se sa para rezidentët e një vendi të  caktuar grumbullojnë  në parajsat fiskale  lidhen me  papajtueshmerinë  e lartë tatimore, moralit të ulët në pagesën e  taksave dhe padyshim lidhet pazgjdhëshmërisht me  stabilitetit financiar të vendit . Renditja e më poshtme tregon pikërisht këtë gjë. Tre vendet europiane  me pasuri më të mëdha të mbajtura  në parajsat fiskale  në raport me PPB-në  janë Qipro me 50% Malta me 48 % Greqia me 34%.

FMN publikoi në 2018 një studim mbi pasuritë e vendosura në parajsat fiskale nga rezidentët e 178 vendeve .  Pasuria mesatare që rezidentët e 178 vendeve kishin në parajsat fiskale ishte sa 10.29% e  PBB-së së këtyre vendeve.  Ky studim tregon që vendet e zhvilluara kishin në parajsa fiskale , pasuri në vlerën e 11.48% të PBB -së,  vendet në zhvillim 12.42%  të PBB-së dhe vendet me të ardhura të ulta  6.49% të PBB-së . Këto pasuri zotërohen nga një përqindje shumë e vogël ( rreth 1.5%) e individëve  super të pasur .

Por studimi Damgaard dhe Elkjaer 2017,  zbulon një të dhënë edhe më mahnitëse . Rreth 12 trilion dollarë – gati 40 përqind e të gjitha investimeve të huaja e direkte në botë, e kanë origjinën në parajsat fiskale . Jo fare çuditërisht pjesa dërmuese  e koncensioneve apo investimeve strategjike të kryera në Shqipëri në dy dekadat e fundit janë kryer dhe menaxhohen  nga kompani që origjinën e kanë në parajsat fiskale.

Kur më shumë se sot mund të mendohej për një amnisti të tillë?

Administrata tatimore  shumë shpejt do të kishte informacion mbi  individët që kanë bërë evazion dhe kanë pasuri të fshehura në parajsa fiskale, të cilët jo vetëm rrezikonin të paguanin detyrimet e munguara në shtet , por edhe të ndiqeshin penalisht. Në mungesë të opozitës politike  në parlament,  janë të  sigurtë numrat  për të miratuar një amnisti , jo vetëm financiare  ( si ajo e 2011),por  për herë të parë një amnisti edhe ligjore duke ofruar “çlirimin nga vepra penale e evazioni.  Ndërkohë që qeveria mund të plotësojë disa nga nevojat  urgjente që ka për para.

Por 90% e bizneseve shqiptare ( të vogla dhe të mesme ) të cilat pikërisht tani po luftojnë për mbijetësën , thjesht për mungesë të likuiditetit  do ta kenë të vështirë apo thuajse të pamundur për të fituar nga kjo amnisti.

Duke bërë një ndryshim fare të vogël në emrin e saj , nga “amnisti për emigrantët” ta quanim  “Anmisti për emigruesit e parave”, do të shuanim  çdo  debat teoriko -ekonomik mbi përfitimet dhe dëmet e saj në ekonimi , mbi përfituesit edhe humbësit e mëdhej , pasi siç thotë Mark Twain “ ne kemi qeverinë më të mirë që paratë mund të blejnë”

Next Post
Akuzat e opozitës ndaj qeverisë/ Meta: Kufizimet për shkak të pandemisë të përdoren për menaxhimin e krizës

Meta: Fatmirësisht kemi situatë të menaxhueshme me Covid 19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In