Australianët kanë dorëzuar 51 000 armë gjatë një amnistie tremujore, tha sot kryeministri, Malcolm Turnbull duke hedhur poshtë thirrjet për zgjatjen e kohës së tyre, pas vrasjes masive në fundjavë në Las Vegas.
“Unë nuk jam duke thënë se ne nuk do të kemi amnisti për armët në të ardhmen, e cila ka qënë shumë efektive, sepse siç thashë ka një fillim, një mes dhe një fund”, tha ai për gazetarët në Sidnej.
“Këto 51 000 armëve mund të ishin përdorur për një krim të caktuar duke shkaktuar vdekjen e australianëve. Tani kjo gjë nuk është e mundur “, shtoi ai.
Procesi i amnistisë, i cili nisi më 1 korrik deri më 30 shtator aplikohet për herë të parë që prej masakrës së Port Arthur në Tasmania, në të cilën një vrasës i vetëm vrau 35 persona , gjatë një periudhe dyditore.
Pas vrasjeve, kryeministri, John Howard miratoi ligje të ashpra për pronësinë e armëve, duke përfshirë gjoba për armët e zjarrit të paregjistruara, deri në 280,000 dollarë (deri në 210,000 dollarë amerikanë) ose deri në 14 vite burg.
Aktualisht, në Australi ekzistojnë disa nga ligjet më të rrepta dhe më efektive të armëve në botë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar përpara procesit të amnistisë, se në qarkullim gjenden rreth 250 mijë armë zjarri të paligjshme. /b.d