• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

AMF, takim me studentët e Tiranës për edukimin financiar

by A R
18/12/2017 18:52
SONY DSC

SONY DSC

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi sot një takim informues me studentë në kryeqytet, në vijim të zbatimit të Strategjisë për “Rritjen e besimit të konsumatorit/investitorit në tregjet financiare nën mbikëqyrje”.

Në fillim të fjalës së rastit, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Ervin Koçi, bëri një përshkrim të shkurtër në lidhje me financimin dhe funksionimin e Autoritetit, duke theksuar se “Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është krijuar mbi bazën e Ligjit 9572 të vitit 2006 dhe është një person juridik publik i pavarur që raporton në Kuvendin e Shqipërisë.”

Më tej, Koçi theksoi se rritja e njohurive financiare janë mjeti më i mirë për të shtuar mbrojtjen për qytetarët dhe për t’i larguar ata nga abuzimet.  “Eksperienca jonë e viteve të kaluara me skema financiare të gabuara, por edhe eksperienca të ngjashme botërore kanë treguar sa i rëndësishëm është një konsumator me edukim financiar të mjaftueshëm, por edhe në vazhdimësi.”

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së theksoi se iniciativa e nisur për edukimin financiar me studentët e pedagogët, do të zgjerohet edhe me grupe të tjera për të përcjellë informacione të thjeshta e të kuptueshme për gjithë publikun. Në funksion të mbrojtjes së konsumatorit, Autoriteti është duke punuar për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator për tregjet nën mbikëqyrje. Për këtë, ai po bashkëpunon me partnerët ndërkombëtarë si Banka Botërore dhe ka si synim kryesor t’i japë zgjidhje problemeve të hasura deri tani në tregjet nën mbikëqyrje.

Duke iu përgjigjur pyetjeve specifike, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së shpjegoi se bazuar në ligjin për AMF-në, Autoriteti financohet nga tregjet nën mbikëqyrje, nuk merr para nga buxheti i shtetit dhe synon rregullimin e tregjeve financiare jo bankare, duke mbrojtur njëkohësisht interesat e konsumatorëve dhe nxitur qëndrueshmërinë, transparencën dhe besueshmërinë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shprehet se synon ta vijojë fushatën e edukimit financiar vitin e ardhshëm me takime të tjera në universitete, por edhe grupe të tjera interesi. /b.d

Next Post
Ja deri kur vijon moti i ftohtë dhe reshjet e borës

Ja deri kur vijon moti i ftohtë dhe reshjet e borës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In