• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

by E S
21/03/2026 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta në Lindjen e Mesme bëhet “bërthamore”. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë goditur objektin e pasurimit nuklear të Iranit në Natanz. Këtë e konfirmoi Organizata e Energjisë Atomike e Republikës Islamike.

“Pas sulmeve kriminale të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi uzurpues sionist kundër vendit tonë, kompleksi i pasurimit të Natanz u vu në shënjestër këtë mëngjes”, tha organizata në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve Tasnim, duke shtuar se “nuk është raportuar asnjë rrjedhje e materialit radioaktiv” në rajonin qendror të Iranit.

Natanz, vendi kryesor i pasurimit të uraniumit në Iran, u godit edhe në javën e parë të luftës dhe vitin e kaluar në qershor. Më herët, Irani shokoi botën… duke sulmuar bazën anglo-amerikane në 4 mijë kilometra distancë. Teherani konfirmon se ka lëshuar dy raketa balistike kundër ishullit Diego Garcia në Oqeanin Indian.

Kështu raportojnë mediat iraniane. “Ky lëshim përfaqëson një hap të rëndësishëm në përballjen e tij me Shtetet e Bashkuara”, thekson agjencia Mehr. Shënjestrimi i ishullit nga Irani sugjeron se raketat e tij kanë një rreze veprimi më të gjatë se sa ishte vlerësuar më parë. Muajin e kaluar, Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi pretendoi se Teherani e kishte kufizuar qëllimisht rrezen e veprimit të raketave të tij në 2 mijë kilometra.

Kjo vjen në një kohë kur, Presidenti amerikan, Donald Trump, njofton se SHBA-të po shqyrtojnë mundësinë e “qetësimit” të operacioneve kundër Iranit. Por kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkon që vendet e tjera të ruajnë Ngushticën e Hormuzit, korridorin jetësor për transportin detar të naftës.

Ministri i Jashtëm i Iranit reagon menjëherë duke nënvizuar se për ta “nuk duket se SHBA-të janë të përgatitura të ndalojnë agresionin e tyre”. Zyrtarët në Uashington thanë se mijëra trupa të tjera amerikane po shkojnë drejt Iranit. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara hoqën sanksionet mbi 140 milionë fuçi naftë iraniane, ndërsa administrata Trump kërkoi të ulte çmimet në sektorin e energjisë dhe karburantit.

Next Post
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen 'Kala' në Berat , transportohet tek Trauma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

March 21, 2026
Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

March 21, 2026
Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

March 21, 2026
Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In