• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amerikanja e bllokuar në Afganistan: Njerëzit shkelnin mbi njëri-tjetrin, pritëm 13 orë pa ngrënë

by Java News
04/09/2021 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

25 vjeçarja nga Kalifornia, Nasria, shkoi në kryeqytetin afgan në qershor për të vizituar familjen dhe për t’u martuar me të dashurin e saj.

Ajo dhe bashkëshorti i saj shkuan në aeroport pasi talebanët morën kontrollin, por pa fat.

“Ishte shumë e vështirë të gjeje një vend në aeroplan. Për disa ditë fjetëm përjashta. Njerëzit shkelnin mbi njëri-tjetrin. Ishte shumë keq”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.

Pasi fluturimi i saj i rezervuar për në Amerikë u anulua mes kaosit, ajo iu drejtua Departamentit të Shtetit për ndihmë.

“Na thanë që të shkonim në një vend të caktuar dhe dikush do të na merrte me makinë. Vendi ishte në mes të rrugës përtej aeroportit. Pritëm 12 deri 13 orë më shumë pa ngrënë dhe pa pirë, pa asgjë”, thotë ajo.

Ajo u tregoi pasaportën talebanëve, por ata vazhduan të bllokojnë çiftin ditën dhe natën.

“Më drejtuan tytën e armës. Ushtarët amerikanë na prisnin tek porta që ne të kalonim. Por talebanët nuk na linin. Në një moment vrapova përtej tyre, por ata qëlluan me armë para këmbëve të mia, duke më urdhëtuar të kthehesha ose do më vrisnin. Kurrë në jetën time nuk kam përjetuar diçka të tillë. Ishte si skenë filmi”, tregon Nasria.

Ajo thotë se burri i saj, një shtetas afgan, madje iu lut talebanëve që ta linin bashkëshorten të futej në aeroport pa të, por ajo refuzoi që ta linte burrin pas.

“Kurrë nuk do të largohesha pa bashkëshortin tim, sepse ma thotë zemra se kurrë nuk do të kthesha në Afgansitan pasi të ikja në shtëpinë time. Po pres një fëmijë i cili ka nevojë për babanë. Më duhet bashkëshorti përkrah meje”, thotë për Zërin e Amerikës amerikania e bllokuar në Afganistan.

Tani që ushtria amerikane është larguar, thotë Nasria, talebanët janë duke kërkur për amerikanët.

“Ata po shkojnë derë më derë për të gjetur se kush ka pasaportë blu”, thotë Nasria.

Departamenti i Shtetit i ka thënë që të presë gati pasi do të gjejnë një mënyrë për ta evakuuar. Në një bisedë me Zërin e Amerikës ajo thotë se po dekurajohet çdo ditë e më shumë.

“Nuk mendoj se do të jem në gjendje të kthehem në shtëpi dhe përfundimisht kam humbur të gjitha shpresat. Kur nuk arrita të kaloj megjithëse isha vetëm 15 hapa larg aeroportit dhe më thanë se dikush do dilte dhe do më merrte, çfarë shprese mundtë kem tani?”, thotë për Zërin e Amerikës amerikania e bllokuar në Afganistan./VOA

/m.j

Next Post
VIDEO/ Ndryshon lëvizja, ja si ka devijuar trafiku tek ‘Shqiponja’, çfarë duhet të dinë drejtuesit e automjeteve

Hapja e tunelit 5 në nyjen 'Shqiponja'/ Rama publikon pamjet: Si do lidhet autostrada me hyrjen drejt qendrës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In