Vota e 8 nëntorit në Amerikë shënon një ditë historike për të gjithë vendin, teksa përballja Clinton Trump është konsideruar si një sfidë e dimensioneve krejt të veçanta për vendin më të fuqishëm në botë.
Votimi në SHBA është drejt mbylljes, teksa në shumë shtete ai ka përfunduar dhe kanë dalë numrat e para. Votimi në SHBA mbyllet rreth orës 01:30 me orën e Shqipërisë.
Dy janë shtetet e para që kanë mbyllur votimin dhe kanë nisur numërimet, Kentucky dhe Virginia.
Për të parë rezultatet e votimit të projektuara nga CNN klikoni KËTU
03:50-Republikanët mbajnë shumicën në dhomën e përfaqësuesve
Republikanët do të mbajnë sërish shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, (parlamenti në SHBA është bikameral, me Dhomën e përfaqësuesve dhe Senatin) kështu shprehet projeksioni i CNN. Nga ana tjetër lufta për Senatin vijon.
Në fakt pritej fitorja e republikanëve por ende nuk dihet se me cfarë diference do të fitojnë.
03:45- Nga nje shtet per secilin, votat elektorale ndryshojne, afrohet Clinton
Projeksionet e CNN kane nxjerre rezultatet per dy shtete te tjera. Donald Trump do të fitojë Louisiana kurse Hillary Clinton do të fitojë Connecticut-in (Konektikatin)
03:40 New Hampshire, një tjetër betejë e rëndësishme… edhe pse me 4 vota elektorale
New Hampshire eshte nje tjeter shtet i rendesishem, pasi ka qene historikisht nje vend i ndare me vota. Aktualisht votat tregojne per nje beteje te forte, ku diferenca eshte me pak dhjetera vota.
03: 15 Trump del perpara me 128 vota elektorale, Clinton mbetet tek numri 97
Kanë dalë projeksionet e CNN per dy shtete, Texas dhe Arkansas. Të dyja shtetet pritet të fitohen nga Donald Trump. Texas ka 38 vota elektorale dhe është një “keshtjelle” e republikaneve. Arkansas ka 6 vota elektorale. Me to Trump kalon në 128 vota elektorale.
03:00 Votat Elektorale, Clinton sërish para me 97, Trump 84, demokratja fiton New York-un (vendlindja e Trump)
Projeksioni i CNN tregon se Donald Trump do të fitojë Kanas, Dakotën e Veriut dhe atë të Jugut, Wyoming dhe 3 nga 5 votat elektorale në Nebraska.
Hillary Clinton do të bitojë në shtetin e New York me 29 vota elektorale
02: 40- North Carolina (Karolina e Veriut), Clinton ka kryesimin (61% e votave të numëruara)
Karolina e Veriut, një tjetër shtet shumë i rëndësishëm për fitoren e këtre zgjedhjeve është në kryesimin e Kandidates demokrate. Clinton ka një avantazh të konsiderueshëm prej rreth 100 mijë votash. Karolina e Veriut ka 15 vota elektorale.
2:00-CNN: Clinton fiton 7 shtete, Trump 3 shtete/ votat elektorale, Clinton merr kryesimin me 68 të tilla
Hillary Clinton ka fituar 7 shtete Delaëare, Illinois, Maryland, Massachusetts, New Jersey, Rhode Island dhe distriktin e Columbias, ndërsa, sipas projeksioneve të CNN Donald Trump do të fitojë Oklahoman, Mississippi dhe Tennessee-in.
1:50 Clinton merr kryesimin në Florida. 65% e votave të numëruara. Lufta në Florida është dukshëm e fortë!
01:45/ 55% e votave të numëruara në Florida, Trump i merr kryesimin Clinton-it
Trump po kryeson në Florida, beteja vendimtare e deritanishme në këto zgjedhje, me rreth 2.7 mln vota, ndërsa Clinton ka rreth 2.5 mln vota. Nëse Trump fiton Floridën, ai i shton 29 vota elektorale vetes duke arritur në kuotën e 53 të tillave. Garën e fiton ai që arrin më shumë se 270 vota elektorale.
01: 33 Projeksioni i CNN: Trump fiton West Virginia (Virxhinia Perëndimore)
West Virginia do të fitohet nga Trump. Ky është projeksioni i CNN, e cila parashikon se 5 votat elektorale të këtij shteti i kalojnë republikanit.
01: 28 FLORIDA, 30% E VOTAVE Të NUMËRUARA… Clinton kalon Trump-in
Pak minuta knë kaluar dhe në Florida është numëruar rreth 30% e votave. Clinton ka dalë përpara Trump-it.
Exit polli i parë për Floridën surprizë e vërtetë
CNN ka publikuar exit pollin e parë të Floridës, rezultati i të cilit do të jetë mjaft përcaktues në këto zgjedhje. Votat e para japin një rezultat surprizues atje, Trump është përpara Clintonit me 50.4% të votave të numëruara deri tani. Nuk duhet harruar se Florida ka 29 vota elektorale dhe është njëri nga shtetet me të rëndësishme në SHBA. Por bëhet fjalë vetëm për rreth 2% të votave të numëruara, e në këto kushte nuk mund të bëhet një projektim se kush do të fitojë!
Projektimi i CNN: Trump fiton në Kentucky e Indiana, Clinton fiton në Vermont
19 vota elektorale fiton deri më tani Trump, ndërsa Clinton me vetëm 3 deri më tani. Këto janë projektionet e CNN, që tregojnë garën për votat elektorale, ku 270 të tilla shpallin fituesin e garës presidenciale.
Ora 00: 45 Të shtëna në një qendër votimi në Californi, raportohet për një të vdekur
Në një qendër votimi në Azusa të Californisë janë dëgjuar të shtëna me armë. Të paktën dy persona janë lënduar ka raportuar policia ndërsa raportohet se një person ka vdekur.. Azusa është rreth 340 milje larg Los Angeles, teksa një fotues i tha CNN se ai kishte dëgjuar të shtëna jashtë qendrës së votimit. Votuesi ka shtuar se policia i ka kërkuar votuesve të rrinë brenda qendrës së votimit.
Nëse doni të ndiqni LIVE të gjithë procesin e zgjedhjeve në SHBA
https://www.youtube.com/watch?v=dklsmmpkavU
00:40 Indiana, Trump përpara Clinton
Edhe në Indiana Donald Trump rezulton të jetë para me vota me fillimin e votave të parë të numëruar.
00:30 Kentucky, dalin numrat e parë, Donald Trump në avantazh të dukshëm
Votimi ka mbaruar në shtetin e Kentucky-it dhe ashtu siç pritej Donald Trump është dukshëm para Clintonit.
Ora 23:00 Exit polli i CNN: Shumica e qytetarëve e kanë vendosur se kë do të votojnë përpara shtatorit
Exit polli i parë i CNN i publikuar rreth orës 23:00 ka dhënë një panoramë të gjerë të votimit të sotëm në SHBA. Gjetja më e rëndësishme është ajo se më shumë se 60% e të pyeturve e kanë vendosur se kë do të votojnë që përpara muajit shtator,. Ky është një indikator që mund t’i shërbejë Hillary Clintonit dhe rënies së saj muajin e fundit pas hetimeve të FBI për çështjen e famshme të E-maileve. Nga ana tjetër exit polli i CNN tregon gjithashtu një indikator të mirë për Trump, 38% e të pyeturve kërkojnë një person që do të sjellë një ndryshim të madh në vend.
Votimi i dy kandidatëve
Hillary Clintton dhe Donald Trump kanë votuar të dy në Neë York. Të dy kanbdidatët ishin të shoqëruar nga basghkëshortët respektivë dhe kanë hedhur votën në mesditë (me orën lokale)
Trump ka dhënë sinjale këtë ditë votimi, se mund të mos i njohë rezultatet e zgjedhjeve
Në një prononcim në një Radio të Floridas (AM Tampa Bay e 970 ËFLA) Kur Donald Trump u pyet nëse do të kundërshtonte rzultatin e zgjedhjeve ai tha.
“Nëse do të kishte diçka që do të shkonte gabim…”
Më pas Trump ka shtuar:
“A e vutë re kur e ngrita temën e manipulimit të zgjedhjeve disa muaj më parë… Obama dhe të tjerët thonin se zgjedhjet janë themeli i këtij shtetit, por 8 vite më parë, ai ishte duke thënë pak a shumë se zgjedhjet në Chicago ishin të manipuluara. Njerëzit duhet ta kenë parë klipin ku Obama e thotë këtë… dhe unë i them vetes… a mund ta besoni atë?”