Amerika s’ka qenë gjithmonë vendi i ëndrrave. “Ellis Island” u hap në Nju Jork në vitin 1892 dhe shërbeu si një stacion emigracioni federal.
Miliona njerëz mbërritën përmes këtij stacioni.
“History.com” përllogarit se 40 përqind e amerikanëve aktualë mund të gjurmojnë një prej paraardhësve të tyre në këtë ishull. Stacioni u mbyll në vitin 1954.
Prej vitit 1900 deri në vitin 1914, rreth 10 mijë njerëz kalonin përditë përmes këtij stacioni.
Dy fotografë përdorën talentin e tyre për të hedhur dritë mbi jetën e emigrantëve që mbërrinin nga Europa në kërkim të ëndrrës amerikane, citohet Koha. (b.an)