• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Amerika foli…dhe uroi!

by Skënder Minxhozi
27/05/2025 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ishte e para që dikur mbante qëndrim sa herë që Shqipëria kalonte një situatë delikate, ndërsa sot është ndër të fundit që shprehet për zgjedhjet parlamentare. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbajtur më në fund qëndrimin zyrtar ndaj procesit zgjedhor të dy javëve më parë dhe e ka bërë këtë përmes një urimi. I vetmi element që zbulon sesi i ka lexuar Uashingtoni zgjedhjet e fundit shqiptare. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruan ambasada.

Një telegram më shumë sesa një analizë dhe qëndrim i zgjatur zyrtar. Një frazë e shkurtër krejt në kontrast me deklaratat zyrtare të zgjedhjeve të shkuara, ku kishte mesazhe për të gjitha palët, fituesit dhe humbësit, por edhe për cilësinë e procesit dhe vërtetësinë e rezultatit.

Këtë radhë, si për të provuar se asgjë nuk është më si më parë pas 20 janarit, administrata Trump mjaftohet me një urim të shkurtër, duke mos hyrë qëllimisht në thelbin e procesit zgjedhor, për të mos krijuar dinamika të caktuara brenda politikës shqiptare, e cila e priste me padurim këtë qëndrim prej ditësh.

Së pari, nëse do të kishte rezerva për zgjedhjet e 11 majit, SHBA nuk do të uronin, por do të mbanin një qëndrim tjetër. Më të ashpër, ose mund ta kalonin me heshtje atë që ndodhi në Shqipëri ditën e zgjedhjeve. Në këtë prizëm opozita nuk ka marrë atë që priste nga qëndrimi amerikan për zgjedhjet. Ashtu siç nuk mori as heqjen e statusit non grata për Berishën apo ndonjë mesazh mbështetjeje para zgjedhjeve.

Në anën tjetër Rama mund të jetë i kënaqur me faktin se pala amerikane shprehet se “presim të vazhdojmë përtneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”. Një mesazh jo edhe aq i koduar e i vështirë për t’u kuptuar, se amerikanët presin vijimësinë e jo diçka tjetër. SHBA njeh rezultatin dhe pret të vijojë bashkëpunimin me qeverisësit!

Edhe një element i fundit: SHBA po na fton në mënyrë të përsëritur që ta heqim nga roli i arbitrit suprem që i kemi dhënë këto 30 vjitet e fundit. E ka bërë këtë duke heshtur praktikisht për çdo ngjarje, krizë apo përplasje që është konsumuar në Shqipëri pas ardhjes në detyrë të presidentit Trump. E ka bërë duke anuluar praktikisht të gjitha programet e asistencës, siç ka bërë në gjithë botën, duke hequr mbështetjen deklamative për drejtësinë e re dhe SPAK dhe duke heshtur gjatë gjithë fushatës së fundit zgjedhore.

SHBA po na thotë se nuk dëshëron më të jetë dera ku trokasim në çdo orë të ditës dhe natës sa herë që e bëjmë lëmsh vendin tonë. Është një vendim i drejtë që na vjen përmes një dekarate për zgjedhjet që ashtu siç është, e shkurtër, telegrafike dhe pa detaje e qëndrime mes rreshtash, na jep mesazhin madhor se kohët kanë ndryshuar e se duhet ta gjejmë tjetërkund gjyqtarin suprem të dikurshëm. Ndoshta më mirë kështu, pasi po na ftojnë të piqemi më në fund.

Next Post
SHBA ‘vadit’ barin madhështor në oborrin e PD-së, uron Shqipërinë për zgjedhjet

SHBA 'vadit' barin madhështor në oborrin e PD-së, uron Shqipërinë për zgjedhjet

Comments 1

  1. L.Xh says:
    9 months ago

    Ka ra dilli,
    N’sheket t’djathit,
    E janë çue,
    Shtrepat (krimbat) përpjetë,
    A nis Kubla (Sali Berisha),
    Me xanë (me zënë, me kapë) Krapin (Trampin, Amerikën)
    N’biçikletë…..

    P.S.
    Jozefina si shkodrjone qi asht, t’ja u spiegojë hollshëm, atyne t’vetvet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vuajtjet e Gazmend Bardhit, duke kaluar gardh më gardh

February 23, 2026
Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Ekonomia dhe dashuria do vihen në provë! Çfarë sjell java e fundit e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 23, 2026
Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

February 23, 2026
Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

February 23, 2026
Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

Letërkëmbimi si arkiv i mendimit shqiptar

February 23, 2026
Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

February 23, 2026
10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

February 23, 2026
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

February 23, 2026
Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In