• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amendamenti i LSI për “mbetjet”, Duka: Tallje! (Një koment dhe për kunatin ministër)

by A R
23/09/2016 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është kundër importit të mbetjeve të riciklueshme. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Duka nuk bindet nga argumentet e kryeministrit për një situatë të re në dogana dhe për funksionalitetin e laboratorëve për kontrollin e tyre.

Përfshirjen e shoqërisë civile në monitorimin e mbetjeve të importuara, sipas propozimit të LSI-së, Duka e sheh si një mënyrë për ta rekrutuar atë në këtë proces duke e korruptuar.

Ai nuk sheh ndonjë problem që ndan qëndrim të kundërt me kunatin e tij, ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, për importin e mbetjeve, duke u shprehur se propozimi nuk është i ministrit, por i qeverisë.

Ju jeni shprehur sot (dje) kundër importit të mbetjeve të riciklueshme. Cili është rreziku që vjen nga sjellja e tyre në Shqipëri?

Unë gjykoj se ato janë mbetje, dhe unë jam shprehur kundër importit të tyre pikërisht nisur nga argumentet që ne kemi mungesë në kapacitetet e monitorimit të tyre, që të ndajë nga materialet e riciklueshme që kjo industri ka nevojë mbetjet e rrezikshme apo dhe jo të rrezikshme që vijnë për t’u asgjësuar në Shqipëri.

Por kryeministri iu përgjigj edhe këtij shqetësimi, se kapacitetet ekzistojnë…

Argumenti që dha kryeministri se ne kemi laboratorë të sofistikuar dhe të certifikuar, nuk më duket shumë bindës, sepse nuk shoh ndonjë ndryshim të madh, me aq sa di unë, edhe pse ligji e kufizon hyrjen e këtyre mbetjeve vetëm në tri pika doganore, aty ku mendohet se ato mund të kontrollohen më mirë. Kam dyshime.

LSI-ja ka propozuar një amendament që përfshin dhe shoqërinë civile në monitorimin e importit të mbetjeve në pikat doganore. Si e vlerësoni ju?

Kjo është një mënyrë se si të tallesh me njerëzit. Ashtu siç u bashkua Edi Rama me shoqërinë civile, duke i quajtur me koshiencë të madhe mbetjet “plehra”, sepse ato realisht janë mbetje dhe janë të përdorshme për industrinë e riciklimit, sot nuk i quan më plehra si dikur, por i quan mbetje. Por nga këto qëndrime të ndryshme për të njëjtën gjë, industria që punon me material riciklues ka bërë investime në miliona euro dhe në këto vite ka fitim të munguar, por dhe buxheti i shtetit nuk ka vjelë taksa prej tyre, pasi i la pa lëndë të parë. Dhe vijmë sot e na kërkohet shoqëria civile të vijë dhe të kontrollojë importet. Të shkojë Sazan Guri, për shembull, që është përfaqësues i shoqërisë civile dhe është kundër këtij importi, e të shkojë të kontrollojë dhe të marrë kampione nga mbetjet e importuara për të parë nëse kanë ngarkesa të dëmshme apo jo. Përfshirja e shoqërisë civile në këtë monitorim ka si qëllim rekrutimin e saj, duke i luajtur syrin, dhe brenda shoqërisë civile mund të gjesh elementë të korruptueshëm që bëjnë pastaj sikur kontrollojnë. Mirë që nuk thonë le të vijë shoqëria civile të monitorojë kanabisin. Nëse është kështu, përse duhen institucionet e shtetit, lëre shoqërinë civile të drejtojë shtetin.

Qëndrimi juaj kundër importit të mbetjeve bie ndesh dhe me qëndrimin e kunatit tuaj, zotit Lefter Koka?

Zoti Koka është ministër i Mjedisit, është i detyruar në njëfarë mënyre ta mbrojë këtë ligj të qeverisë, unë nuk mund të kem të njëjtat qëndrime me të. Unë kam indipendencën time. Por dua të them se mesazhin për mbetjet nuk e jep një ministër, por qeveria, e gjithë maxhoranca, sepse të gjithë janë dakord. Por dua të them se duke i dhënë shumë peshë importit të mbetjeve të riciklueshme, duhet të gjejmë modalitete që të fillojë dhe përpunimi i mbetjeve të vendit, se po bëhen male me plehra./a.m.

Next Post
Skylar Grey dhe Eminem sjellin “Kill For You”

Skylar Grey dhe Eminem sjellin “Kill For You”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com