Një video shokuese ka fiksuar skenën e tmerrshme të përplasjes mes një treni dhe një ambulance në binar.
Skena që noa.al sjell më poshtë ka ndodhur në a Puszczykowo, të Polonisë.
Ambulanca po kalonte në rrugën që kryqëzohet me binarët, kur ndodhi aksidenti.
Drejtuesi i mjetit tentoi që të manovrojë, por treni e goditi furishëm ambulancën duke e shkatërruar.
Për pasojë mjeku dhe infermierja që ndodheshin brenda, gjetën vdekjen në vend.
Ndërkohë shoferi arriti të shpëtojë, por ndodhet në spital me dëmtime të shumta.
/a.r