Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier- Patos, ku ambulanca është përplasur me një mjet tip “Toyota” dhe ka dalë nga rruga.
Në autoambulancën e spitalit të Fierit ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.
Ndërsa në automjetin tip “Toyota” udhëtonin dy persona të cilët kanë shpëtuar pa lëndime.
Ndërkohë dëmet materiale janë të konsiderueshme në dy mjetet.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i automjeteve u bllokuar për disa minuta.
Policia ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
g.kosovari