• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare”, Administratori i “Panorama Group”: Kemi kontratë qiraje deri në vitin 2033

by B K
09/08/2025 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqëria “Panorama Group” sh.a. ka reaguar sot ndaj bllokimit dhe ndërprerjes së aktivitetit mediatik, duke e cilësuar këtë si një ndërhyrje arbitrare dhe të paligjshme në lirinë e medias në Shqipëri.

Në një deklaratë zyrtare për mediat, “Panorama Group”, përmes administratorit Kino Buxheli njofton se ambientet e saj, ku përfshihen Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Panorama janë bllokuar në orët e para të mëngjesit dhe u është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, në shkelje flagrante të ligjit.

Sipas tij janë respektuar të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj Bashkisë së Tiranës dhe zotërojnë një kontratë qiraje të vlefshme deri në vitin 2033, e nënshkruar me ish-Ministrinë e Ekonomisë. Çdo veprim për prishjen e kësaj kontrate pa vendim gjykate është i paligjshëm.

“Ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare nga z. Ardi Veliu- shoqëria “Kayo” sh.a dhe policia, duke shkelur të drejtat kontraktuale dhe ligjore të “Panorama Group” sh.a. Vendimi i Këshillit të Ministrave, ku z. Veliu pretendon të mbështetet, nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitetin “Panorama Group” sh.a. dhe kjo pronë nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo” sh.a.”, thuhet ne reagim.

Deklarata e plotë

Sot, në orët e para të mëngjesit, ambientet e Shoqërisë “Panorama Group” sh.a. (Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Panorama) janë bllokuar dhe i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, në shkelje flagrante të ligjit.

“Panorama Group” sh.a. ka respektuar në mënyrë të përpiktë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj Bashkisë së Tiranës dhe zotëron një kontratë qiraje të nënshkruar me ish-Ministrinë e Ekonomisë, e vlefshme deri në vitin 2033. Çdo veprim për prishjen e kësaj kontrate pa vendim gjykate është i paligjshëm.

Megjithatë, ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare nga z. Ardi Veliu- shoqëria “Kayo” sh.a dhe policia, duke shkelur të drejtat kontraktuale dhe ligjore të “Panorama Group” sh.a. Vendimi i Këshillit të Ministrave, ku z. Veliu pretendon të mbështetet, nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitetin “Panorama Group” sh.a. dhe kjo pronë nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo” sh.a.

Ky akt përbën ndërhyrje të paprecedentë në lirinë e medias, duke bllokuar transmetimin e Panorama TV, Gazetës Panorama dhe Panorama Sport, si dhe duke penguar gazetarët tanë të hyjnë në ambientet e tyre të punës. Si pasojë, pasqyrimi i lajmeve penguar dhe pajisjet tona teknike rrezikohen nga mungesa e energjise elektrike.

“Panorama Group” sh.a. dënon ashpër këtë veprim arbitrar dhe i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërpresin menjëherë çdo veprim të paligjshëm, të rivendosin të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë sonë mediatike dhe të garantojnë respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila garanton lirinë e medias

Next Post
Ndërprerja e sinjalit të News24, “Fokus Media News”: Avokatura e Shtetit po keqinformon dhe po deformon të vërtetën!

Ndërprerja e sinjalit të News24, “Fokus Media News”: Avokatura e Shtetit po keqinformon dhe po deformon të vërtetën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

March 26, 2026
‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

March 26, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In