• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ambientalistët e huaj kundër financimit të TAP: Ka prekur pronat e fshatarëve

by A R
27/07/2016 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të hënën presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim Suma Chakrabati do të vizitojë Tiranën, ndërkohë që BERZH po vlerëson një kredi prej 1.5 miliardë euro për Gazsjellësin Trans Adriatik, TAP, – kredia më e madhe në historinë e bankës.

Projekti i gazsjellësit cilësohet i një rëndësie strategjike për sigurinë energjetike nga Bashkimi Europian dhe vendet Europës Jugore ku shtrihet dhe gjurma e tij.

Megjithatë, një rrjet organizatash mjedisore pjesë të rrjetit CEE Bankwatch, i kanë kërkuar institucioneve financiare publike si BERZH dhe Banka Europiane e Investimeve, të mos i miratojnë kërkesat e TAP për financim, duke cituar shqetësimet e banorëve shqiptarë në gjurmën e gazsjellësit – të cilët ankohet për kompensim të padrejtë për tokat e tyre.

“Ne nuk themi që shpronësimet kanë qenë të padrejta, por që fshatarët dhe banorët e prekur besojnë që shpronësimet kanë qenë të padrejta,” tha Anna Roggenbuck, nga organizata CEE Bankwatch.

I pyetur nga BIRN konsorciumi i cili po ndërton gazsjellësin i hedh poshtë akuzat e grupeve mjedisore, duke nënvizuar se procesi i shpronësimeve në Shqipëri ka qenë i bazuar në standarde ndërkombëtare.

“Në shumicën dominuese këto kontrata me pronarët e tokave kanë qenë kontrata vullnetare,” i tha BIRN Shkëlqim Bozgo, menaxher i TAP për Shqipërinë.  “Mund të ketë njerëz që mund të kenë kërkesa por ne kemi një sistem ankesash që është funksional,” shtoi ai.

Gazsjellësi Trans Adriatik TAP është pjesë e të ashtuquajturi Korridori Jugor i Gazit – një term i përdorur nga Komisioni Evropian për të përshkruar projektet infrastrukturore të planifikuara me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe diversitet të furnizimit me energji të BE-së duke transportuar gaz nga rajoni Kaspik për në Europë.

Ky sistem i ndërlikuar gazi ka një gjatësi prej 4 mijë kilometra dhe shtrihet në shtatë vende, duke përfshirë tre projekte gazsjellësash: Gazsjellësi i Kaukazit të Jugut, SCPX; Gazsjellësi Trans Anatolian, TANAP; dhe Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP.

Gazsjellësi TAP realizon lidhjen më gazsjellësin TANAP në kufirin Turko-Grek, dhe më pas përshkon Greqinë e Veriut, Shqipërinë dhe Detin Adriatik për të përfunduar në rajonin e Puljas në Italinë jugore

Aktualisht projekti është në fazën e zbatimit dhe ndërtimi në Shqipëri pritet të fillojë përpara datës 1 gusht. Megjithatë, sipas CEE Bankwatch, jo të gjithë banorët e prekur nga projekti janë kompensuar ashtu si duhet për të ardhurat që kanë humbur nga ndërtimi i kësaj infrastrukture gjigante gazi.

Roggenbuck i tha BIRN se një delegacion i udhëhequr nga CEE Bankwatch ka intervistuar rreth 80 familje të prekura nga projekti në Shqipëri, duke regjistruar pakënaqësitë e tyre mbi mënyrën se si TAP i kishte kompensuar për tokën e marrë me qira.

Punetore, duke shkarkuar tubat e pare te mberritura ne Shqiperi, te projektit te gazsjellesit TAP | Foto nga : LSA

Punëtorë, duke shkarkuar tubat e parë të mbërritura në Shqipëri, të projektit të gazsjellësit TAP | Foto nga : LSA

Sipas organizatës mjedisore një pjesë e banorëve janë të pakënaqur me kompensimin e bërë nga kompania për pemët frutore ose ullinjtë e humbur, pagesat e komisioneve bankare për të marrë kompensimin nga TAP, si dhe mungesën hyrjes së lirë në të ashtëqujturat “toka jetime” në zonën e mbrojtur të gjurmës së gazsjellësit.

“Pika kryesore [e ankesave] ishte se nuk i kanë nënshkruar marrëveshjet sepse kishin dëshirë, por sepse janë kërcënuar nga kompania ABKons që përfaqësonte TAP-in, se nëqoftëse nuk nënshkruanin qeveria do të përfshihej dhe do të merrnin më pak para,” tha Roggenbuck.

“Kishte njerëz që nuk donin të firmosnin dhe nuk firmosën, por megjithatë u shprehën se shumë shpejtë do të ishin të detyruar për të hedhur firmën,” shtoi ajo.

ABKons është një nënkontrakor i projektit TAP-it në Shqipëri nga viti 2009, dhe e ka asistuar këtë të fundit në analizën e vlerave të kompensimit, servitutit të tokës dhe të drejtat e kalimit.

Edhe pse pranoi që disa nga pronarët e prekur nga projekti mund të kenë kërkesa që nuk janë përmbushur, menaxheri i TAP në Shqipëri Shkëlqim Bozgo u shpreh se kompania ka përdorur një metodologji të bazuar në çmimin e tregut, e cila është aplikuar për të gjithë njëlloj.

“Personave – toka e të cilëve do të përdoret nga projekti – i janë shpjeguar të gjitha parimet, [sepse] është një metodologji për të gjithë, dhe nuk është se kemi hyrë në negociata dhe dikujt i kemi dhënë një marrëveshje më të mirë dhe dikujt më ndryshe,” u shpreh ai.

Bozgos i tha BIRN se që në fillimet e veta projekti TAP , zbatimin e ka bërë në përputhje me kërkesat e BERZH, sepse e ka pasur “synim të vetin financimin nga këto institucionet ndërkombëtare.”

Përveç BERZH-it e cila po vlerëson një kredi prej 1.5 miliardë euro për projektin TAP, Banka Europiane e Investimeve po shqyrton gjithashtu një kredi prej 2 miliardë eurosh.

Sipas CEE Bankwatch këto dy institucione financiare publike nuk duhet ta financojnë gazsjellësin TAP, pasi ky i fundit nuk mundëson sigurinë e furnizimit me gaz të Europës.

“Ne besojmë që ky projekt është totalisht i padobishëm për Europën…sepse ky gazsjellës do të transportojë vetëm 3 % të konsumit vjetor të gazit,” tha Roggenbuck.

Sipas ekspertes së CEE Bankwatch ndërtimi i infrastrukturës për transportin e gazit është zgjidhje e gabuar nga ana mjedisore, sepse ai mbetet një karburant fosil që duhet të mbahet në nëntokë.

“Nuk na duhet dhe është dëmtues nga një pikëvështrim mjedisor dhe të ndryshimit të klimës,” tha ajo.  “Me këto para ne mund të investonim në eficencë energjetike, që do të na ndihmonte të kursenim në konsumin e gazit,” përfundoi Roggenbuck.

BIRN

Next Post

Zbuloni sa vite do të jetoni përmes këmbëve tuaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In