Ambasadorja e Holandës, Dewi De Weerd, ishte e pranishme në Lezhë në tryezën e tretë rajonale për prezantimin dhe konsultimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese me gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe pedagogë të fushës së drejtësisë të pranishëm në këtë veprimtari. Aty ajo cila theksoi se drejtësia e pavarur dhe lufta anti-korrupsionit janë rruga e vetme drejtë BE, raporton BalkanWeb.
“Shqipëria ka perspektivën Europiane, ndaj si partnerë ne mendojmë se është e rëndësishme të punojmë së bashku sa më shumë të mundemi që ju ta arrini atë. E nëse Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së, ne duam që ju të jeni një partner i barabartë me shumicën e vendeve anëtare të BE, me prevalimin e standardeve europiane, demokracinë dhe besimin tek drejtësia. Mendoj se është shumë e qartë që çdo demokraci meriton një drejtësi të pavarur. E për momentin në Shqipëri mbetet ende shumë për t’u bërë në këtë aspekt. Doja ta theksoja që nuk është e rëndësishme vetëm për njerëzit, por për gjithë shoqërinë shqiptare”, tha De Weerd.
Balkanweb









