Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë Eleni Sourani ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Vlorës.
Ajo thotë se ndodhet në qytetin bregdetar për një takim të mirëfilltë bashkëpunimi. Por, duket se fokusi është tek Himara.
Ajo thotë se trajtimi i banorëve të Himarës është prioritet.
“Jam në Vlorë në një takim të mirëfillte bashkëpunimi. Prioritet trajnimi i banorëve të Himarës. Për banorët e Himarës kërkojmë kujdes të veçantë. Greqia e vëmendshme në zonat minoritare”, deklaroi Sourani./a.m.