• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadorja e BE Vlahutin i dorëzon Ramës progres-raportin e BE

by Java News
09/11/2016 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama mesditën e kësaj të mërkure, progres-raportin e BE për Shqipërinë. Sipas saj, këto arritje bindën Komisionin Europian që t’i rekomandojë Shqipërisë çeljen e negociatave.

“Uroj popullin shqiptar për këtë arritje të madhe. Rekomandimi i sotëm është një hap tjetër i madh përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. BE do vazhdojë t’ju mbështesë në të gjitha reformat“, tha Vlahutin.

Vlahutin tha se këtë vit Shqipëria ka shënuar progres në rreth 95% të çështjeve, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kemi parë progres në thuajse 95% të çështjeve. Nuk kemi pasur hapa pas në asnjë prej kapitujve. treguesit ekonomikë po ashtu janë të mirë, tregu financiar është i prekshëm. Zbatimi i reformës në drejtësi presim të ketë një ndikim pozitiv për ndikimin e mjedisit. Ka dyfishim të përpjekjeve për përparuar më tej. Thelbi i çështjes është sundimi i ligjit e duhet të ketë përpjekje në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, dënimin e zyrtarëve të lartë, luftës kundër kultivimit të kanabisit.

Në kapitullin e politikës së jashtme dhe sigurisë, Shqipëria shkëlqen. Vendi juaj është një partner i rëndësishëm, besnik dhe kontribuues për stabilitetin në rajon”, vlerësoi Vlahutin.

Ndersa Kryeministri deklaroi se pavarësisht se dukej një mision i pamundur, Shqipëria ka marrë sot rekomandimin për çeljen e negociatave duke theksuar ‘pa kushte’. Sipas Ramës, ka vetëm një mirëkuptim që deri në tryezën e negociatave të vijojë puna për zbatimin e refomrës dhe konkretisht vettingut.

“Kur erdhëm në qeveri Shqipëria ishte refuzuar 3 herë rresht. Vendi ynë e mori statusin dhe sot pas 2 vitesh, Shqipëria sapo ka marrë rekomandimin e KE-së për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. 3 vjet më parë kjo arritje kaq domethënëse dukej një mision i pamundur brenda mandatit tonë të parë qeverisës. Por axhenda jonë reformiste dhe një betejë e paepur për të çuar përpara reforma rrënjësore, të rënda dhe me kosto në çdo sektor, ja ku na ka dhënë të drejtë edhe ndërkombëtarisht. KE e ka vlerësuar aq pozitivisht progresin e bërë sa ka ndezur dritën jeshile për hapjen e negociatave. Kazani i broçkullave zhurmoi me të madhe për kushtet që do t’i viheshin, madje edhe për kanabisin se do të vihej kusht. Dy ditë më parë dolën hapur kundër rekomandimit për hapjen e negociatve. Shqipëria e ka marrë pa kushte rekomandimin, por me mirëkuptimin e natyrshëm që deri në ulejn në tryezën e negociatave të vijojë puna për zbatimin e reformës, konkretisht vettingut”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se: “E vetmja pikë, quajeni dhe kusht po të doni, po kjo është ecuria për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe vecanërisht, Vettingu. Vetting është kushti që Shqipëria ia ka vënë vetes. Kjo nuk do mend as kalem që kjo premisë, që kjo qeveri i ka vënë vetes në rrugën drejt BE ashtu sikundër kemi kryer të gjithë detyrat e BE është jo se na i kërkon Brukseli, por se ua kemi borxh fëmijëve tanë”.

ma.me

 

Next Post
Gazeta më e madhe në SHBA, New Yorker: Zgjedhja e Trump, një tragjedi amerikane

Gazeta më e madhe në SHBA, New Yorker: Zgjedhja e Trump, një tragjedi amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

January 21, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

1 vit nga rikthimi i Trump, ambasada e SHBA: Aleatët na respektojnë, kundërshtarët na frikësohen

January 21, 2026
Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

January 21, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

January 21, 2026
Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

January 21, 2026
Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

January 21, 2026
“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

January 21, 2026
Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

January 21, 2026
Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

January 21, 2026
“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In