Ambasada amerikane zbardh takimin e mbajtur këtë të mërkurë mes ambasadores Yuri Kim, me ministren e shtetit për marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropali.
Bëhet me dije se gjatë takimit të tyre më 12 shkurt, ambasadorja e SHBA Yuri Kim nxiti Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali që të shfrytëzojë ritmin e tanishëm për të përfunduar reformën zgjedhore.
Gjithashtu ajo nënvizoi se shqiptarët prisnin që tryeza e negociatave të prodhonte rezultate.
/a.r