Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shkuar në zyrën e Kryeministrit Rama për një takim me kreun e Qeverisë.
Ky është takimi i dytë mes tyre në pak ditë, ndërsa takimi i sotëm vjen pak përpara se të mbahet protesta për Teatrin.
Ambasadorja Yuri Kim ka thënë më herët se do të takohet edhe me liderin e opozitës, Lulzim Basha.
Zhvillimet e fundit duket se janë arsyeja e këtyre levizjeve nga ana e diplomates.











