Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, është takuar këtë të hënë me Presidentin Ilir Meta.
Mësohet se Kim ka mbërritur në zyrën e Kreut të Shtetit rreth orës 13:00 të ditës së sotme.
Pritet në vijim të mësohet rreth temës së bisedës mes tyre, në kushtet kur vendi ynë po kalon momente të vështira me situatën e krijuar nga COVID-19.
Gjithashtu takimi po zhvillohet, pas lajmit se Komisioni i Venecias, ka shtyrë për në qershor dhënien e mendimit për ndryshimet në ligjin për betimin e gjyqtarëve. /e.s/