• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ambasadorja e Kroacisë në BE ia thotë troç homologut britanik: Shyqyr që na u hoqët qafe!

by Java News
05/02/2020 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjalët e fundit që dëgjoi ambasadori i Britanisë së Madhe si vend anëtar në Bashkimin Europian nuk ishin ato që mund të priste.

“Faleminderit! Mirupafshim dhe shyqyr që na u hoqët qafe!”, deklaroi Irena Andrassy, ambasadorja e Kroacisë në Bashkimin Europian, vend që mban edhe presidecën e radhës në Bruksel.

Andrassy drejtoi mbledhjen e fundit të BE-së, ku e pranishme si vend anëtar ishte edhe Britania e Madhe. I dërguari i Londrës, Tim Barrow e mori me humor lamtumirën e ashpër kroate.

“Britanikët panë anën humoristike të kësaj shprehjeje dhe e kuptuan se çfarë dëshironte të thoshte e dërguara kroate. Por, historia do të tregojë më vonë se këto ishin fjalët e fundit që BE i tha një ambasadori britanik para se të ndodhte Brexit”, citohet nga Financial Times një zyrtar që ka qenë i pranishëm në këtë mbledhje.

Mbledhja në fjalë ka ndodhur më datë 29 janar, dy ditë para se të hynte në fuqi Brexit. Tim Barrow, që ishte përfaqësuesi i përhershëm i Londrës në Bruksel, aktualisht është ambasador i Britanisë së Madhe në BE.

Një zëdhënës kroat në Bruksel konfirmoi se fjalët e Irena Andrassy ishin në kontekstin e humorit dhe të shkëmbimit të batutave mes miqsh.

“Ishte një shkëmbim batutash plot humor mes miqsh në mbyllje të sesionit. Nuk kishte asgjë të keqe. Dy ambasadorët ishin në humor të mirë dhe të çliruar gjatë bisedës me njëri-tjetrin”, deklaroi zëdhënësi.

Brukseli dhe Londra kanë rënë dakort për divorcin, por kanë ende shumë çështje për të zgjidhur. Njëra prej tyre është tregtia, bisedimet për të cilën pritet që të fillojnë në muajin mars.

Britania e Madhe zyrtarisht ka dalë nga Bashkimi Europian në orën 00:01 të 1 shkurtit, por formalisht do t’u bindet rregulloreve të BE-së mbi lëvizjen e lirë dhe tregtinë përgjatë një periudhe tranzitore e parashikuar që të përmbyllet në fund të këtij viti. /e.s/

Next Post
New York Times/ Në janar KE do mbajë konferencë donatorësh për Shqipërinë

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, publikohet raporti i plotë i dëmeve dhe nevojave të rimëkëmbjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

February 12, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Betejat populiste me kauza gjysmë të ndershme

February 12, 2026
“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

February 12, 2026
“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

February 12, 2026
Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

February 12, 2026
“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

February 12, 2026
Aleanca ushtarake, Vengu i përgjigjet Vuçiç: Nuk është traktat i fshehtë në dëm të fqinjëve, por një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane!

Vengu: NATO njeh Korridorin 8 si korridor sigurie, Shqipëria në zemër të planeve strategjike

February 12, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Inflacioni në 2.3% në janar, shtyhet nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
“1.7 mld lekë në dispozicion për pensionistët ”/ Ministrja Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit

Durana Tech Park/ Ibrahimaj: Sjell transformim ekonomik të vendit përmes inovacionit dhe teknologjisë

February 12, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In