Ambasadorja amerikane e sapo emëruar në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley ka thënë se Kosova duhet të jetë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit janë duke debatuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë me iniciativë të Ukrainës.
Nikki Haley ka thënë se Kosova duhet të bëhet pjesë e OKB-së dhe duhet t’i njihet progresi i bërë si shtet.
“Duhet të njihet progresi i Kosovës. Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së dhe anëtare e barabartë e komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë ajo./a.m.