• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ambasadorja Çitaku: Artikulli i NYT, vetëm gjysma e së vërtetës dhe… me dy vjet vonesë

by Aalison Pearse Stevens
01/06/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në një intervistë për HuffingtonPost ka folur për artikullin e New York Times, “Kosova, tokë e pëlleshme për ISIS-in”.

Reportazhi i NYT sqaron se paratë e vendeve arabe si Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet dhe Katari e kanë shndërruar Kosovën nga një vend tolerant dhe me siguri kombëtare, në një vend të dominuar nga vehabistët.

“Artikulli i New York Times është i saktë, por e thotë vetëm gjysmën e së vërtetës dhe me dy vjet vonesë”, ka thënë Çitaku në një intervistë sy-më-sy me analisten Hiam Naëas, transmeton Koha.net.

“Unë, personalisht, isha njëra prej zyrtareve të para që foli publikisht për problemin e radikalizmit në Kosovë që në vitin 2009. Më 2014 qeveria ime dinte për problemin e radikalizmit dhe mori masa drastike legjislative dhe operative kundër tij.

Si rrjedhojë, më pak se 10 kosovarë iu bashkuan ISIS-it në vitin 2016 dhe asnjë më 2016”, ka thënë ambasadorja kosovare, e cila ka shtuar se ISIS-i mbetet problem për Kosovën ashtu siç është për pjesën tjetër të botës.

Kosova ka aprovuar një sërë procedurash legjislative për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Parlamenti aprovoi në vitin 2014 një ligj për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Një vit më vonë u miratua edhe ligji për Parandalimin e pjesëmarrjes në luftëra të huaja.

Ky ligj e cilëson si krim çdo “organizim, rekrutim, udhëheqje ose stërvitje të personave ose grupit me qëllim pjesëmarrjen në një luftë të huaj ose në çfarëdo forme të konfliktit jashtë Kosovës”.

Një krim i tillë mund të dënohet nga 5 deri në 15 vjet burgim. Një vit më parë, Kosova aprovoi një Strategji në Parandalimin e Dhunës Ekstremiste dhe Radikalizmin që shpie në Terrorizëm.

Kjo strategji thekson se “Kosova do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar burime të nevojshme për rrënjosjen e suksesshme të Strategjisë dhe Planit të Veprimit”.

Ambasadorja Çitaku, ish-konsulle e Kosovës në Neë York, nuk e fsheh faktin se paratë e vendeve të Gjirit, që përfaqësonin brendin vehabi, kanë depërtuar në Kosovë, por ka mohuar se qeveritë e atyre vendeve janë përgjegjëse për këto aktivitete, transmeton Koha.net.

Qëndrimi i ambasadores kosovare është në linjë të njëjtë me atë që besojnë edhe disa zyrtarë në Washington. Administrata amerikane pohon se qeveritë saudite nuk financojnë aktivitetet radikale, por janë disa persona sauditë që e bëjnë këtë.

Duke dashur që të mbetet anonim, një zyrtar i lartë i Qeverisë amerikane ka thënë se “nuk ka prova se qeveria saudite financon këto aktivitete. Janë disa organizata private dhe individë që financojnë ekstremizmin”.

Ai ka bërë thirrje që mediat dhe politika duhet të kenë kujdes në dallimin e këtyre gjërave. Zyrtari amerikan pohon të ketë lexuar edhe artikujt sekretë për 11 shtatorin. Në raportin prej 30 faqeve ai nuk ka gjetur asgjë nëse qeveria saudite financoi sulmet 9/11. Ndarja që e bënë Ëashingtoni nuk është bindëse dhe konsideron se Arabia Saudite nuk është oazë e demokracisë.

Analistë mirë të informuar besojnë se Kosova është pjesë e një dëmtimi kolateral nga kundërthëniet politike lidhur me lidhjet e mundshme të qeverisë saudite me terrorizmin islamik dhe sulmet e 11 shtatorit.

“The Huffington Post” shkruan se artikulli i “New York Times” më shumë ka të bëjë me Arabinë Saudite sesa me Kosovën. Në shumë mënyra, Arabia shihet si financuese e terrorizmit islamik dhe përgjegjëse për përhapjen e vehabizmit [formë radikale dhe jo tolerante e Islamit] anembanë botës.

Gazetarja Hiam Nawas shkruan se NYT e përdori Kosovën si shembull për të shpërfaqur rolin e Arabisë Saudite për t’i hapur rrugë terrorizmit duke bërë propagandë për formën sekulare. (b.an)

Next Post

Djali i mbretit të Arabisë Saudite viziton Sarandën me jahtin super-luksoz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In