Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka zbuluar për “Zëri-n”, të ardhmen e saj. Ajo këtë e ka treguar në një intervistë.
Cila do të jetë pozita juaj e ardhshme?
Do të punoj në Uashington, në selinë qendrore të Departamentit të Shtetit në Byronë për organizata ndërkombëtare që merret me Kombet e Bashkuara dhe me organizatat e tjera ndërkombëtare dhe do të jem zëvendëse kryesore e asistentit të sekretarit të shtetit. Titull i gjatë, por do të thotë që do të jem personi numër dy në atë zyrë.