• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori William Walker: Jam i shqetësuar se Shesheli, një kriminel lufte u lirua

by Aalison Pearse Stevens
18/05/2016 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mimoza Dajçi, New York

Në Janar të 2016 u shënua 17-vjetori i masakrës së Reçakut, ku si Shef i Misionit Verifikues në Kosovë, ju ishit të parët që e denoncuat atë si një masakër dhe ia bëtë të qartë botës mbarë se forcat serbe janë duke kryer krime kundër njerëzimit. Cilat janë ndjenjat tuaja në lidhje me ato ngjarje dhe krime të tmerrshme, tani shumë vite më vonë?

Ambasadori William Walker: Unë ende e kujtoj tmerrin kur shkova në fshatin e Reçakut, në një ditë shumë të ftohtë të dimrit. I pashë trupat e burrave dhe djemve të fshatit, që i kishin vrarë një natë më parë. Është e vështirë të harrosh një  diçka të tillë.

Unë kthehem në Kosovë çdo vit, për të kryer nderimet në memorial dhe gjithmonë ndjej të njëjtat emocione që i kam pasur atë ditë. Ajo që kam thënë, ishte e vërteta e thjeshtë – ishte ajo që pashë. Nëse kjo e bëri botën që të përqendronte vemendjen se çfarë ishte duke ndodhur në Kosovë, ishte diçka e madhe.
Gjatë luftës së viteve 1998-1999, gratë e Kosovës ishin nënshtruar dhunës nga forcat serbe, pasi ka më shumë se 20.000 raste të dhunimit. A mund të flasim rreth këtij fakti, se si e kanë përjetuar gratë këtë terror, dhe si ka ndikuar lufta në jetët e tyre dhe pasojat që ato vuajnë deri në ditët e sotme ?
Ambasadori William Walker: Më vjen mirë që ju e përmendët këtë fakt. Pasojat e luftës për gratë e Kosovës ishin shumë, shumë të rënda. Është shkruar një libër nga një grua që flet për këtë, për përvojat e grave gjatë luftës në Kosovë. Ajo flet për gratë e dhunuara që janë trajtuar shumë keq. Autorja e ka botuar librin në anglisht dhe unë kam shkruar parathënien e librit, sepse unë mendoj se është një përshkrim shumë i rëndësishëm dhe i fuqishëm që tregon për atë që u ka ndodhur grave të Kosovës në duart e serbëve. Dhe siç thoni ju, pasojat ato i vuajnë edhe në ditët e sotme. Ka fëmijë që kanë lindur nga këto përdhunime, jeta e grave që i sollën ata fëmijë në jetë është shkatërruar plotësisht.

Unë jam i kënaqur të them se gratë e Kosovës janë shumë të forta. Çdo herë që unë shkoj atje, shoh prova për këtë. Unë shoh gratë e përfshira në politikë që bëjnë gjithçka, gjëra që sigurisht ato përpara ose gjatë luftës nuk do t’i kishin bërë.

Kur jam kthyer për herë të parë në Kosovë pas luftës, dhe shkova në disa fshatra, kryetari i Bashkisë të Prishtinës më kishte caktuar si përkthyese një femër. Ajo ishte një grua shumë e turpshëme, e martuar 16 vjeç, që kishte dy fëmijë dhe ishte shumë krenare prej tyre. Ajo përkthente për mua në takimet që ne kishim, kur i gjithë fshati vinte  “për të folur me Walker”. Burrat e fshatit pastaj më ftonin rishtas dhe unë u thosha atyre se do të kthehesha, nëse ju do t’i sillni gratë që tash janë në fund të dhomës, në krye.
Përkthyesja ime dhe unë folëm shumë ndërsa shkonim nga njëri fshat tek tjetri për disa ditë me rrallë. Unë e inkurajova atë për të bërë diçka tjetër me karrierën e saj përveç punës në zyrën e kryetarit të Bashkisë.Herën tjetër, kur vizitova Kosovën, ajo kishte filluar studimet në Universitet dhe pjesën tjetër të kohës punonte, kishte një punë të mirë. Më vonë ajo u një nga gratë kryesore në Parlamentin e Kosovës në partinë e Ramush Haradinajt. Për fat të keq, gjatë trazirave të fundit në parlament, Donika hodhi gaz lotsjellës kundër koalicionit qeverisës. por, ajo është një grua shumë e fortë.
Gjatë vizitës suaj në Kosovë, me rastin e 17-vjetorit të masakrës Reçakut, ju u vlerësuat dhe u nderuat me çmimin “Shkelzen Haradinaj”, si dhe u  shpallët Qytetar Nderi. Çfarë do të thotë kjo për ju?
Ambasadori William Walker: Është një nder i madh. Unë mendoj se ata i kanë vënë edhe një rruge emrin tim dhe qeveria është gjithashtu duke ndërtuar një statujën time në Reçak. Zyrtarët qeveritarë, sikur edhe unë kemi hedhur pak çimento në vendin ku do të ndërtohet statuja.

A keni pasur mundësi të vizitoni Mitrovicën dhe kullën e familjes Boletini?

Ambasadori William Walker: Unë nuk e kanë vizituar ende Kullën Boletini, Mitrovicën e kam vizituar së fundmi  rreth 4-5 vjet më parë. Për fat të keq, kjo është një tjetër situatë e tmerrshme ….

Ju keni deklaruar në të kaluarën, se themelimi i një gjykate të veçantë për të hetuar krimet e dyshuara të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e panevojshme. A është përshtypja juaj se kjo deklaratë është marrë parasysh nga ndërkombëtarët?
Ambasadori William Walker: Po, unë kam shprehur kundërshtime ndaj konceptit se Kosova ka nevojë për gjykata speciale. Nëse bashkësia ndërkombëtare ka ndihmuar në themelimin e sistemit të drejtësisë, ata do të duhej të kishi besim në sistemin e drejtësisë, në vend që të kërkonin për diçka tjetër që me të vërtetë do të sjellë drejtësinë.
Unë jam në favor të Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë për krimet e kryera në ish-Jugosllavinë. Unë shkova dhe ishte një nga dëshmitarët kryesorë kundër Millosheviqit. Kam treguar hollësisht  rreth Reçakut dhe për gjëra të tjera që kisha parë në Kosovë. Më vjen keq se çdo gjykim zgjat 3-4 vjet.
A besoni se ngritja e kësaj gjykate të re vjen si pasojë e akuzave të Dick Martin dhe të  Carla Del Pontes, që mund të kenë ndikuar negativisht tek komuniteti ndërkombëtar kundër shqiptarëve?
 
Ambasadori William Walker: Unë me të vërtetë nuk e di. Gjërat ndodhën në mënyra misterioze. Ndjenja ime është se Bashkimi Evropian, bashkësia ndërkombëtare, në njëfarë mënyre mendojnë se duhet bërë më shumë dhe ata duan të tregojnë pabarazi që një numër i kriminelëve të luftës serbë ishin në fakt gjykuar dhe dënuar. Në njërin prej këtyre, kam qenë i përfshirë edhe unë, në rastin e Nikola Sainovic, i cili është një njeri i vërtetë i keq dhe u dënua. Ndërkombëtarët mund të mendojnë se ne duhet të kemi një gjykatë të veçantë për kosovarët. Krejtësisht e panevojshme!

Vojislav Sesheli doli i pafajshëm nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë për Krimet në ish-Jugosllavi. A jeni dakord me vendimin e Tribunalit?

Ambasadori William Walker: Jam veçanërisht i shqetësuar se një nga kriminelët më të mëdhenj të luftës nga Serbia u lirua. Shesheli është, ka qenë dhe mbetet një nga zërat më radikale të nacionalizmit serb, pikërisht çka bëri dhe çoi që aq shumë serbë të rinj të shkojnë në Kosovë dhe të bëjnë gjëra të tmerrshme që u bënë. Kështu që unë mendoj se ai ka përgjegjësinë për atë që ndodhi. Ai nuk është një njeri i mirë.Duke e kthyer atë përsëri në Serbi për t’u shndërruar në hero për të vazhduar rrugën e tij të mbrapshtë, sigurisht unë mendoj se gjykata ka bërë një gabim të madh. Por e di se ekziston mundësia për apelim dhe tre vjet më vonë është mundësia për një tjetër vendim.
ma.me

Next Post

Dhunë e tmerrshme mbi 16-vjeçarin, mjekët i nxjerrin një dorezë ruli nga anusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In