• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori turk: Osmanët erdhën për të mbrojtur trojet shqiptare, të krishterët ishin në përplasje të përgjakshme

by Java News
13/12/2021 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori turk në Shqipëri Murat Ahmet Yörük gjatë një evenimenti në Universitetin e Shkodrës, ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve

Ai deklaroi se osmanët erdhën në Ballkan për të mbrojtur trojet shqiptare.

Gjatë deklaratës së tij skandaloze dhe plot pasaktësi historike, Yoruk tha se “fara e miqësisë” mes shqiptarëve dhe osmanëve u hodh që gjatë kohës së Sulltan Muratit të Parë.

Ai vijoi më tej duke thënë se më shumë se 500 vite më parë, “bota e krishterë po përplasej përgjakshëm mes sekteve të saj”, dhe sipas tij, osmanët qëndruan pranë orthodoksëve, që ishin dhe shumica në rajon.

Deklarata e ambasadorit Turk në Shqipëri:

Po ta shikojmë në planin historik, Ballkani është një zonë e hapjes dhe përhapjes të natyrshme të shtetit osman. Lëvizjet osmane në ballkan nuk ishin vetëm ushtarake, por edhe kulturore, historike, sociale, arkitekturore dhe ekonomike.

Në atë periudhë, bota e krishterë po haste një përplasje të përgjakshme mes sekteve të tyre. Osmanët qëndruan pranë popujve orthodoksë që përbënin shumicën dërmuese të rajonit, dhe duke qenë tolerantë ndaj tyre, osmanët arritën që të bëjnë shtetin e Ballkanit.

Gjatë periudhës 550 vjeçare, osmanët në Ballkan kanë ndërtuar rreth 15 mijë vepra të ndryshme. 1 e 3 janë për qëllime fetare, ndërsa 2 të 3-at kanë qenë ndërtesat e tjera për qëllime tregtare, sociale dhe arsimore. Dhe sot nga këto vepra janë ruajtur vetëm 1 e 10-a e tyre.

Edhe në atë kohë, një nga elementët më të sigurtët që garantonin sigurinë në rajon kanë qenë shqiptarët dhe trojet shqiptare.

Fara e miqësisë mes dy popujve tanë është hedhur që në kohën e Sulltan Muratit të Parë dhe kjo është edhe në dokumente.

Marrëdhëniet tona kanë qenë të ndihmës reciproke, duke mbështetur njëri-tjetrin. Osmanët erdhën këtu për të mbrojtur trojet shqiptare. Ju shkodranët e dini edhe për rolin e veçantë që ka luajtur Hasan Riza Pasha në mbrojtjen e Shkodrës./m.j

Next Post
Situata në PD/ Petro Koçi: Mentaliteti berishian është prezent në të dy kampet aktuale të saj!

Situata në PD/ Petro Koçi: Mentaliteti berishian është prezent në të dy kampet aktuale të saj!

Comments 1

  1. leka says:
    4 years ago

    Osmanet e roberuan Shqiperine per 500 vjet ,tani del se ishin mbrojtes ! O zit cfar degjojme

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In