• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori turk në Tiranë: Gjarpri shfaqet përsëri po nuk ia shtype kokën

by Aalison Pearse Stevens
27/07/2016 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elton Metaj

Ambasadori turk në Shqipëri, Hydajet Bajraktar, shprehet se në ngjarjet e 15 korrikut në Turqi fitoi demokracia, nuk fituan tanket, topat dhe armët që përdorën terroristët. Në një intervistë për “Shekulli Online”, diplomati turk nënvizon se përpjekja për grusht shteti nuk mund t’i faturohet Forcave të Armatosura të Turqisë, pasi ajo u realizua jashtë zinxhirit të komandave dhe urdhrave. Ambasadori turk thotë se qeveria e Ankarasë i ka dorëzuar Uashingtonit të gjithë të dhënat dhe kërkesë për “arrestimin e kreut terrorist Gylen për katër padi të ndryshme”. Në të njëjtën, Bajraktar i cilëson si të përkryera marrëdhëniet me Shqipërinë, duke nënvizuar se Turqia e ka përparësi “shkatërrimin e të gjitha zgjatimeve të FETO-s, kësaj strukture terroriste”.

Cila është gjendja aktuale në Turqi, pas grushtit të dështuar të shtetit?

Siç jeni në dijeni, organizata terroriste Fetullahiste (FETO) më 15 korrik, ditën e premte, organizoi një tentativë për grusht shteti kundër rendit tonë demokratik e kushtetues. Populli turk, të cilin me sa duket puçistët nuk e kishin llogaritur në planet e tyre, reagoi fuqishëm ndaj kësaj tentative. Puçistët me tanke, helikopterë dhe avionë sulmuan egërsisht dhe masakruan popullin. Për të ruajtur demokracinë, populli, burra e gra, të rinj dhe të moshuar, mbushën sheshet të gatshëm për t’u sakrifikuar. Ata sfiduan tanket, armët, avionët luftarakë. Media jonë e lirë u mobilizua kundër puçistëve. Partitë tona politike, në pozitë dhe në opozitë, u bënë si një grusht i vetëm. Në këtë mënyrë puçistët nuk mundën të realizojnë qëllimet e tyre. Por fatkeqësisht gjatë këtyre sulmeve të egra 240 persona ranë dëshmorë për demokracinë, mbi 2000 të tjerë u plagosën. Por falë vullnetit të popullit turk, u vërtetua se nuk do të mund të realizohet një grusht shteti. Në Turqi fitoi demokracia. Nuk fituan tanket, topat dhe armët që përdori kundër popullit Organizata Terroriste Fetullahiste FETO.

Dëshiroj të tërheq vëmendjen tuaj për një çështje. Është tepër e gabuar t’ua faturosh të gjithë Forcave të Armatosura të Turqisë këtë tentativë për grusht shteti, e cila u realizua jashtë zinxhirit të komandave dhe urdhrave. Pjesa më e madhe e ushtrisë iu kundërvu puçit që në fillim. Kjo tentativë për grusht shteti u organizua nga elementë që kishin kohë që kishin depërtuar në radhët e forcave të armatosura. Pjesa tjetër e ushtrisë u trishtua shumë nga ky veprim.

Gjatë historisë së saj, Turqia ka provuar disa grushte shteti. Ku ishte dallimi i zhvillimeve të javëve të fundit, me ngjarjet e viteve më parë?

Ndërsa në grushtet e shtetit të viteve 1960 dhe 1980, populli heshti, më 15 korrik populli ynë i doli për zot shtetit të tij, Presidentit të zgjedhur dhe Qeverisë së zgjedhur. Për më tepër puçistët e 15 korrikut sulmuan për të shkatërruar vendin. U bombarduan Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë, Pallati Presidencial, ndërtesa e Kryeministrisë, ndërtesa të tjera publike, qendra e ndërlidhjes satelitore TURKSAT, etj. Vetëm bombardimi disa herë i Parlamentit, Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, që simbolizon vullnetin kombëtar, mjafton për të shpjeguar gjithçka.

Raportimet e mediave ndërkombëtare flasin për një numër të madh të arrestuarish dhe pezullimin e Konventës së të Drejtave të Njeriut. Pse qeveria turke vendosi të marrë masa kaq drastike?

Të gjithë jemi dëshmitarë të bilancit të përgjakshëm të tentativës për grusht shteti që realizuan kriminelë mizorë duke përdorur metoda terroriste. Organizimi i FETO-s brenda shtetit është në përmasa serioze. Sepse po të mos kishin një organizim të tillë, nuk do të mund të mbërrinin në këtë pikë. Bëhet fjalë për një lëvizje terroriste serioze kundër të ardhmes dhe rendit kushtetues të vendit tonë. Masat që po merren janë të domosdoshme. Nëse i tolerohet një strukture terroriste, nëse sillesh butësisht me të, ajo të godet përsëri. Gjarpri shfaqet përsëri po nuk ia shtype kokën.

Qeveria amerikane ju ka kërkuar prova të qarta për përfshirjen e Gylenit në organizimin e grushtit të shtetit. A i ka qeveria turke këto prova?

Ne pamë dhe jetuam në mënyrën më konkrete tentativën e përgjakshme për puç të organizatës në fjalë. Tani pritshmëria jonë më e madhe nga SHBA është ekstradimi i Fethullah Gylenit që banon në SHBA. SHBA-ve u është përcjellë kërkesa për arrestimin e kreut terrorist Gylen për katër padi të ndryshme. Midis dy vendeve ka një marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve dhe ndihmën gjyqësore reciproke për çështje penale. Kërkesa jonë për ekstradim lidhur me katër padi, bashkë me dokumentet, provat ligjore që përbëjnë thelbin e çështjes, u përcollën para disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

A do të ketë ndikim grushti i dështuar i shtetit në marrëdhëniet e Turqisë me vendet e tjera dhe veçanërisht me NATO-n e SHBA-në?

Aleatët tanë, miqtë tanë pas grushtit të shtetit i dhanë një mbështetje të fuqishme vendit tonë. Edhe unë me këtë rast dëshiroj të falënderoj veçanërisht qeverinë, opozitën dhe popullin shqiptar. Një mbështetje të tilla na dhanë edhe SHBA dhe aleatët e tjerë në NATO. Pritshmërinë tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e theksova pak në pyetjen tuaj të mëparshme. Ne vlerësojmë dhe u kushtojmë rëndësi marrëdhënieve dypalëshe me SHBA-të, një vend aleat i yni. Besojmë se SHBA do të kthejnë në Turqi kryeterroristin. Mendojmë se miqësia dhe aleanca e bëjnë të nevojshme këtë. Gjithashtu njihen politika, mundësitë dhe kapacitetet e NATO-s në luftën kundër terrorizmit. Turqia është anëtare e NATO-s që nga viti 1952 dhe ka kontribuar në të gjitha drejtimet. Aleat i NATO-s nuk është FETO, është Turqia. Prandaj nuk bëhet fjalë që të cënohen marrëdhëniet tona me NATO-n.

Po marrëdhëniet me Shqipërinë, a do të ndikohen nga këto zhvillime?

E dimë që institucione të lidhur me FETO-n veprojnë edhe në Shqipëri. Vendi ynë e ka përparësi shkatërrimin e të gjitha zgjatimeve të FETO-s, kësaj strukture terroriste. Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë në nivel të përkryer. Vlera e investimeve tona në Shqipëri është mbi dy miliardë dollarë dhe falë këtyre investimeve janë punësuar rreth 10.000 vetë. Për më tepër marrëdhëniet midis vendeve tona janë të sinqerta. Në këtë kuadër ne besojmë me gjithë zemër se do të hidhen hapat e duhura.

Next Post

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, ndalohet nga policia një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In