• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ambasadori…” i Surroit botohet në serbisht

by Aalison Pearse Stevens
09/09/2016 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Libri “Ambasadori i Melkizedekut”, i Veton Surroit, tashmë është botuar edhe në serbisht. Përkthyer nga Gjorgje Bozhoviq, me titullin “Ambasador i druge jeretičke beleške” (Ambasadori dhe shënime të tjera heretike), kjo është vepra e tretë e Surroit që botohet në serbisht, shkruan Koha Ditore. Shtëpia botuese “Samizdat B92”, vitin e kaluar, nga po ky autor, ka botuar edhe “Miliarderin”, përderisa më herët këtë vit u botua “Këmbët e gjarprit”.

“Ambasadori…” në përshkrimin e botuesit cilësohet si libër i cili – i shkruar me stil plot me simbolikë – paraqet krejt filozofinë e ndryshimeve historike e politike, të cilat kanë ndodhur në hapësirat shqiptare në disa dekadat e fundit.

“Si shkrimtar, i cili gjerësisht vështron dhe analizon kontekstin e tyre, Surroi thekson rrezikun e islamit politik që u kanoset vendeve si Kosova e Shqipëria”, është përshkrimi i botuesit.

“Nëse deri më tani nuk kemi pasur një pasqyrë të qartë të raportit midis shqiptarëve dhe religjionit, Surroi e sjell në këtë libër me krejt faktet e detajet më pak të njohura si me rastin e Al Albanit, i cili solli rrëmujë në islam”.

Sipas “Samizdat B92”, në këtë mënyrë, Surroi arrin që jo vetëm të analizojë, por edhe të krijojë një narracion për historinë, për të cilën këtu nuk është shkruar asnjëherë ashtu siç do të duhej.

“Veton Surroi për këtë libër ka marrë çmimin ‘Ardijan Klosi’ për librin më të mirë publicistik më 2015”, thuhet në përshkrimin që i bëhet librit.

Në vlerësimin e jurisë së këtij çmimi ndër të tjera shkruhej se ai i është ndarë ‘për mprehtësinë e vëzhgimit dhe të gjykimit, këndvështrimin gjithnjë të freskët, njohjen e shkëlqyer të kontekstit historik dhe social, erudicionin, humorin e hollë, distancën filozofike dhe guximin moral të pashembullt në trajtimin e një teme të vështirë dhe delikate si ajo e institucioneve dhe identitetit të Kosovës sot’”.

“Ambasadori i Melkizedekut” në shqip, botuar nga Botimet KOHA, qe promovuar në qershor të vitit të kaluar, në Panairin e Librit në Prishtinë. Ishte libri më i shitur i edicionit të 17-të të atij panairi.

Në dymbëdhjetë kapitujt e librit “Ambasadori i Melkizedekut”, Veton Surroi e ballafaqon lexuesin me iluzionet që u ndërtuan në, për dhe mbi shoqëritë shqiptare në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti.

Aty janë qindra histori, të mëdha e të vogla, të shkëputura prej njëra-tjetrës, por të ndërlidhura ngushtë brenda rrëfimit, në masë të madhe edhe tragjik, për shqiptarët dhe Kosovën.

Në qershor të këtij viti, Surroi solli romanin “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”, me të cilin në edicionin e sivjetmë të Panairit të Librit në Prishtinë mori çmimin “Autor i vitit”, citohet Koha. (b.an)

Next Post
Facebook fshin foton historike, fituese e Pulitzer, kryeministrja norvegjeze tallet

Facebook fshin foton historike, fituese e Pulitzer, kryeministrja norvegjeze tallet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

February 21, 2026
Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

February 21, 2026
Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In