Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka njoftuar se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë.
Soreca sqaron se Presidentja do të jetë në Shqipëri më 28 Shtator, por ende nuk dihet axhenda e saj e plotë.
“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po planifikon që të vizitojë Shqipërinë me 28 Shtator. Mezi pres ta mirëpres!”, shkruan Soreca.
Von der Leyen pritet që të takojë krerët më të lartë të shtetit dhe mesazhet që do të japë pritet të jenë në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE.
/a.r











