• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori: Shumë të rinj kur shohin TikTok mendojnë se jeta është fushë me lule në Britani

by Java News
11/05/2023 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith i ftuar në emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me situatën e emigrantëve shqiptarë në Britani, teksa ka thënë se çdo javë ata që kapen po rikthehen në Shqipëri.

Sipas King-Smith ka pasur diskutime mes dy qeverive në lidhje me këtë çështjë, ndërsa shtoi se të gjithë shqiptarët që kanë kaluar ileglisht po kthehen, ku rreth 100 prej tyre vijnë në Shqipëri çdo javë.

Ai shto më tej se të gjithë ata që kapen humbasin të drejtën për të vizituar Britaninë e Madhe përgjithmonë dhe humbasin të drejtën për të vizituar vendet e Bashkimit Evropian për 3 vite.
Ambasadori deklaroi më tutje se shumë të rinj shohin video në rrjetin social TikTok dhe joshen për të shkuar në Britani, por nuk e dinë se pas tyre fshihen grupe të organizuara kriminale që kërkojnë të shfrytëzojnë ata që kalojnë ilegalisht kufirin.

“Kemi pasur diskutime të mira mes qeverive dhe arritëm që të kemi një komunikim të mirë mes dy kryeministrave. Emigracioni është çështje që mund ta trajtohet vetëm përmes bashkëpunimit mes  dy vendeve.

Është fenomen global dhe duhet të kemi partneritet në gjithë botën. Emigracioni i jashtëligjshëm është problem për ne. Dy kryeminsitrat diskutuan për një sërë çështjesh, zhvillimin ekonomik dhe tregtinë ndërsa filluam partneritete të reja universitare.

Ne shohim që Shqipëria ka rol kritik për energjinë e ripërtëritshme. Shqipëria ka potenciale ujore të fuqishme që mund të zhvillohen. Po ashtu në diell dhe erë. Patëm një diskutim për këtë pjesë. Duam që të ndihmojmë Shqipërinë për zhvillimin e infrastrukturës dhe besoj se energjia mund të eksportohet nga Shqipëria më shpejt se sa pritet duke dhënë kontribut.

Një anë pozitive është se këtë vit kemi rënie të shqiptarëve ilegalë që kalojnë kufirin. Vera është problemi më i madh për emigrantët. Kam një mesazh. Ju lutem zgjidhni me kujdes për jetën tuaj. Nëse kapeni do ktheheni menjëherë! Shumë shqiptarë po kthehen, 100 shqiptarë po kthehen çdo javë dhe nëse kthehen humbet e drejta për të vizituar Britaninë përgjithmonë dhe BE-në për 3 vite. Mos ejani ilegalisht, ejani në mënyrë të ligjshme.

Shumë të rinj kur shohin TikTok mendojnë se jeta është fushë me lule në Britani. Pas këtyre ka grupe kriminale që duan t’i shfrytëzojnë dhe t’i marrin të punojnë në shtëpitë e barit. Atyre nuk u intereson nëse përfundojnë në burg. Mos u bindi nga mesazhet e TikTok-ut.

E vetmja mënyrë është të punoni fort, nuk ka rrugë të shkurtër për të ardhur. Ne i mirëpresim shqiptarët legalisht, kemi një komunitet shumë të mirë atje. Shumë shqiptarë po japin kontribut në Britani, kemi një politikë të pastër mikpritëse ndaj atyre që vijnë në mënyrë të ligjshme.

Problematike është sepse në vitet e fundit disa prej tyre janë përfshirë në krime dhe shumë janë burgosur për krime të rënda. Ka më shumë se 1300 shqiptarë në burgjet angleze, më shumë se të huajt e tjerë. Për këtë më vjen keq,”-tha ai.

 

/s.f

Next Post
Berisha shton akuzat ndaj ish-kreut të PD: Takim sekret Basha-Veliaj-Balla, i shoqëronte Irfan Hysenbelliu

Berisha shton akuzat ndaj ish-kreut të PD: Takim sekret Basha-Veliaj-Balla, i shoqëronte Irfan Hysenbelliu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In