Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Minxhozi ka thënë se Shqipëria vazhdon të jetë zë i fuqishëm në të gjitha institucionet ndërkombëtare sa i përket mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.
Ambasadori shqiptar ka folur edhe për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Minxhozi ka thënë se kësaj çështje përgjigje duhet t’i japin deputetë e Kuvendit të Kosovës.
“E ritheksoj se demarkacioni është një kërkesë shumë e rëndësishme e BE-së dhe të gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Faktori politik këtu duhet t’i japë një zgjidhje të shpejtë kësaj çështje”, ka deklaruar Minxhozi.
ma.me










