Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, teksa ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për themelimin e ushtrisë së Kosovës, ka theksuar se SHBA ka qenë e qartë se themelimi i Ushtrisë duhet të bëhet përmes ndryshimit të amendamenteve kushtetuese. Ai u shpreh se anashkalimi i këtij procesi mund të ketë pasoja për marrëdhëniet e SHBA-ve me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Greg Delawie ka bërë të ditur se themelimi i Ushtrisë së Kosovës nuk është qëllim veç i Kosovës po edhe i tyre.
“Nuk dua të spekuloj se çfarë pasojash mund të ketë, sepse ende ka kohë që Kuvendi ta bëjë gjënë e duhur dhe ta hedh poshtë këtë projektligj”, ka thënë Delaëie.
Gjatë një interviste dhënë Telegrafit, ambasadori amerikan ka kërkuar të miratohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, duke shtuar se është për keqardhje që liberalizmi i vizave, sipas tij, pengohet nga disa individë për arsye politike – nga ata që kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm!
“Siç kemi thënë javën e kaluar: anashkalimi i këtij procesi kushtetues, përmes ligjit, mund të ketë pasoja të mundshme për marrëdhëniet tona me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Nuk dua të spekuloj se çfarë pasojash mund të ketë, sepse ende ka kohë që Kuvendi ta bëjë gjënë e duhur dhe ta hedh poshtë këtë projektligj”, ka thënë ai./a.ç