Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç, nga veriu i Shqipërisë ku ndodhej në një vizitë ka deklaruar se Beogradi kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Kosova është Serbi, për ju e pavarur por për ne jo. Për ne Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi të pranohet alternativë tjetër, ka qenë, është dhe do të jetë e Serbisë”, tha ai.
Ambasadori ka vlerësuar marrëdhëniet me Shqipërinë, ndërsa ka shtuar se nuk ndikon çështja e Kosovës. “Nuk ndikon kjo çështje në marrëdhëniet me Shqipërinë”, përfundoi ai.
/b.d