• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori kosovar Greiçevci: Provokim thirrjet anti-shqiptare e fotoja e Mladiç, jo shqiponja

by Java News
25/06/2018 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci për Telegraph Sport ka mohuar se festa e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit kishte tone nacionaliste, duke theksuar se nuk kishte asnjë provokim nga dyshja shqiptare e kombëtares së Zvicrës.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, e madje edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner janë duke u hetuar nga FIFA për festën me shqiponjë që bënë pas fitores ndaj Serbisë në Botërorin “Rusia 2018”.

“Nuk është flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe’, por është flamuri i Shqipërisë. Flamuri i Shqipërisë përdoret edhe nga minoritetet shqiptare në Mal të Zi, Serbi e Maqedoni. Ashtu si Britania që ka flamurin e Unionit, Kryqin e ST George, dhe ai skocez. Gjithashtu do të argumentoja se kjo nuk duhet të jetë provokim për serbët, për shkak se edhe ata përdorin simbolin e njëjtë – shqiponjën me dy kokë, nëse e shikoni flamurin e tyre”, ka deklaruar Greiçevci.

Më tutje Greiçevci iu ka kujtuar se si provokim duhet të merren fyerjet e tifozëve serbë e rusë me slogane anti-shqiptare, si dhe me foton e kriminelit Ratko Mladiq, transmeton Koha.net.“Provokim janë thirrjet dhe sloganet e tifozëve serbë e rusë kundër shqiptarëve, ato si ‘vrite, vrite, vrite shqiptarin’ dhe e shfaqën kriminelin e luftës Ratko Mladiq me disa fotografi”, është shprehur ai për Telegraph.

Sipas ambasadorit të Kosovës në Britani ankesat e serbëve janë krejtësisht për shkak të humbjes që pësuan nga dy futbollistë me prejardhje shqiptare.

“Kjo është në kufi me racizmin. Kur është bërë krim me e shfaq identitetin tënd duke festuar diçka aq të jashtëzakonshme si shënimi në Kupën e Botës?”, është shprehur ai.

Përveç lojtarëve të kombëtares së Zvicrës, kujtojmë se FIFA ka hapur procedurë disiplinore edhe kundër kreut të Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisa Kokeza, dhe trajnerit të kombëtares serbe, Mladen Krstajiq, për komentet që i kanë bërë pas përfundimit të ndeshjes. (b.an)

Next Post
James Rodriguez, lojtari më i mirë i ndeshjes Poloni-Kolumbia

James Rodriguez, lojtari më i mirë i ndeshjes Poloni-Kolumbia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In