• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori kinez në Tiranë, takim me studentët për Programin e Bursave

by A R
20/09/2021 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding zhvilloi Takimin e Programit të Bursave të Qeverisë Kineze, duke zhvilluar shkëmbime të thella me përfaqësuesit e studentëve shqiptarë të rinj dhe të vjetër, fitues të bursave kineze, mbi zhvillimin e Kinës, marrëdhëniet kino-shqiptare dhe ndjenjat e tyre për studimet në Kinë.

Ambasadori Zhou u përcolli njoftimin e pranimit studentëve të këtij viti dhe shprehu shpresën se epidemia do të kalojë sa më shpejt, që të bëhet e mundur që të gjithë ata të shkojnë sa më shpejt në Kinë për të mësuar e jetuar, dhe për të përjetuar kulturën kineze të lashtë e moderne, të hapur, gjithëpërfshirëse dhe të pasur. Në dy vjetët e fundit, përballë ndikimit të epidemisë, ekonomia kineze ka treguar elasticitet të fortë, duke u bërë e vetmja ekonomi kryesore e botës që ruajti rritjen pozitive në vitin 2020. PBB-ja e Kinës në gjysmën e parë të këtij viti u rrit 12.7 %. Kina eliminoi varfërinë absolute në fundin e vitit të kaluar, dhe arriti objektivat e reduktimit të varfërisë të Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 të OKB-së 10 vjet para afatit, duke krijuar një mrekulli në historinë e zbutjes së varfërisë të njerëzimit. Në arenën ndërkombëtare, Kina praktikon aktivisht multilateralizmin, promovon ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit, është e angazhuar për bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta dhe është bërë partnerja më e madh tregtare e më shumë se 130 vendeve dhe rajoneve të botës.

 

Përfaqësuesi diplomatik i Kinës në Shqipëri theksoi më tej se në vitet ’60 – ’70 të vitit të kaluar, Kina ofroi një sasi të madhe ndihmash për Shqipërinë dhe dha kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Vitet e fundit, Kina gjithmonë ka ruajtur statusin e saj si një partnere kryesore tregtare e Shqipërisë. Me nxitjen e mekanizmit të bashkëpunimit Kinë-EQL, bashkëpunimi kino-shqiptar në fusha të ndryshme është thelluar. Pas rënies së tërmetit dhe epidemisë në Shqipëri, Kina ishte një nga vendet e para që ndërmori veprime dhe ofroi ndihmë.

Bashkëpunimi arsimor ka qenë gjithmonë një nga fushat kryesore të bashkëpunimit midis dy vendeve. Për shumë vjet, breza studentësh kinezë dhe shqiptarë kanë shkuar përkatësisht në Shqipëri dhe Kinë për të mësuar dhe zhvilluar shkëmbime, gjë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dy popujve. Tani më shumë të rinj shqiptarë dëshirojnë të studiojnë në Kinë. Ambasada e Kinës në Shqipëri do të vazhdojë të luajë rolin e urës për të krijuar më shumë lehtësi për bashkëpunimin arsimor dhe shkëmbimet rinore ndërmjet të dy vendeve. Të rinjtë kanë marrë përsipër misionin e ndërtimit të një ardhmeje më të mirë për njerëzimin. Ambasadori Zhou shprehu shpresën që studentët do ta çmojnë kohën e tyre, do të mësojnë dhe do të bëhen ndërtuesit e përparimit të Shqipërisë, do të zgjerojnë horizontin e tyre, do të njohin Kinën në Epokën e Re dhe do të trashëgojnë miqësinë tradicionale kino-shqiptare, duke hapur një kapitull të ri në miqësinë e të dy vendeve.

 

Përfaqësuesit e studentëve në takim falënderuan qeverinë kineze dhe ambasadën kineze në Shqipëri që u ofruan atyre mundësinë e vyer për të studiuar në Kinë. Ata thanë se kultura kineze është e shkëlqyer, e larmishme dhe tërheqëse, dhe shprehën shpresën se do të shkojnë në Kinë sa më shpejt për të mësuar dhe për ta njohur Kinën nga afër. Tani ata e zhvillojnë mësimin në internet, por universitetet kineze kanë krijuar kurse me cilësi të lartë dhe u kanë ofruar studentëve të huaj shpjegime të hollësishme. Të gjithë thanë se do ta çmojnë mundësinë e rrallë që u është dhënë dhe do të kontribuojnë për të nxitur bashkëpunimin miqësor kino-shqiptar.

Studentët e mëparshëm fitues të bursave ndanë përvojat e tyre të studimit dhe jetës në Kinë.

Next Post
Berisha zbulon skenarin: Do mbledh firmat e 1500 delegatëve për të mbledhur Kuvendin, të vendosin largimin e Bashës

Berisha, njolla e korrupsionit në Partinë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In