• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Bota

Ambasadori i SHBA-së në Moskë jep dorëheqjen

Java News by Java News
August 6, 2019
in Bota, Kryesoret
0
Ambasadori i SHBA-së në Moskë jep dorëheqjen
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jon Huntsman, do të japë dorëheqje nga detyra e ambasadorit amerikan në Moskë për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara, kanë raportuar mediat amerikane, duke cituar një letër të shkruar për presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Disa media në SHBA, kanë publikuar letrën në të cilën Hunsman ka thënë se do të largohet nga kjo detyrë më 3 tetor, çka mundëson “kohë të mjaftueshme për të gjetur një pasardhës”.

Në letrën e tij, Huntsman, ish-ambasador në Kinë dhe kandidat i pasuksesshëm për president të SHBA-së, ka thënë në letër se “ne duhet të vazhdojmë të mbajmë Rusinë përgjegjëse”, për secilin veprim që kërcënon SHBA-në apo aleatët e saj.

Huntsman është nominuar nga presidenti Trump në këtë detyrë në korrik të vitit 2017 dhe është konfirmuar për këtë post nga Senati në muajin pasues. Emërimi i ambasadorit Huntsman në këtë post ka ardhur në kohën e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës.

Trump ka dhënë shenja se dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin, ndërkohë që agjencitë amerikane të inteligjencës kanë vërtetuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, në të mirë të Trumpit.

Uashingtoni ka shtuar së fundmi sanksionet ndaj Moskës, duke përmendur përfshirjen e dyshimtë të Rusisë në helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal në Britani muaj më parë. Moska nga ana tjetër ka mohuar përfshirjen në këtë rast. BW

Previous Post

INTERVISTA/ Flet për studimet albanologjike në Austri Kurt Gostentschnigg!

Next Post

Spanjë/Avioni mbushet me tym, 175 pasagjerë tmerrohen

Next Post
Spanjë/Avioni mbushet me tym, 175 pasagjerë tmerrohen

Spanjë/Avioni mbushet me tym, 175 pasagjerë tmerrohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh
  • 7 arsye se pse Kuvendi duhet të rrëzojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
  • Kërkesa për Ballukun, Dudushi: SPAK-u ka hyrë në politikë, vendimin e Kushtetueses e mori si…
  • Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve
  • “Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi