Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka pritur në mjediset e ambasadës në grup nxënësish nga shkolla fillore “Ali Demi” në Tiranë. Fillimisht nxënësit u takuan me Shefin e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Z. Ryan Roberts, i cili u foli mbi përvojën e tij si nxënës kur ishte në moshën e tyre, si dhe mbi kënaqësinë e të punuarit në Shqipëri. Më pas nxënësit patën mundësinë të takoheshin edhe me Ambasadorin Donald Lu I cili foli për shkollën e tij fillore në Kaliforni, punën e tij të përditshme si Ambasador, si dhe për përvojat më të bukura që ka pasur deri tani në Shqipëri.
(javanews.al)