Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, pas një takimi me presidenten Atifete Jahjaga, lidhur me krizën politike në vend, ka dhënë një deklaratë për media, ku ka kritikuar veprimet e opozitës.
Ai ka thënë “parlamenti është një vend ku mund të shprehen edhe kundërshtimet, por jo një vend ku mund të sillen armë” duke iu referuar gazit lotsjellës që hodhën në seancën e sotme plenare deputetët e opozitës duke ndërprerë punimet e Kuvendit.