• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ambasadori i përvishet Haradinajt: Je mosmirënjohës dhe i paditur!

by Java News
07/09/2018 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari ka reaguar me indinjatë lidhur me deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj në Konferencën e Pestë të Ambasadorëve.

Reagimi i plotë

Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj në Konferencën e Pestë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, të enjten më 6. Shtator 2018 në Prishtinë, shpërfaqi arrogancë dhe padituri kur deklaroi: “Përpos që ankoheni se ne nuk po iu dërgojmë instruksione, e që mendoj se nuk keni të drejtë. Mendoj se është i pazoti ai ambasador ose ai diplomat që thotë se nuk po na dërgon Prishtina instruksione. Unë mendoj se ai është një qyqan ose qyqane. E pse po e them për këtë, sepse mediat e sotme, teknologjia e ka mundësuar që ju mund ta shihni takimin e Qeverisë direkt, ju mund t’i përcillni 20 tema të takimit të Qeverisë. Është marre me thënë se nuk po dërgon Prishtina instruksion, si nuk ju vjen marre, e keni takimin e Qeverisë direkt…

Unë i shoh ambasadorët e vendeve tjera që janë këtu, sa të interesuar janë për proceset e këtij vendi, sa shumë mësojnë e sa shumë dinë, sa janë të zotë me i ndihmua vendet e veta. Edhe ju bëjeni të njëjtën, interesohuni për vendin tuaj, përcillni proceset, përcillni temat. Ju siguroj se keni mjaftë për me e paraqitë Kosovën tek këto vende.”

Në mbrojtje të dinjitetit tim profesional shfaqë indinjatën time publike ndaj deklaratës mosmirënjohëse të kryeministrit të Republikës së Kosovës. Dëshiroj të bëjë me dije se personalisht nuk kam kërkuar asnjë herë instruksione nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe as nga Kryeministri për dhjetë vite të shërbimit tim si ambasador (mbi pesë vite në Austri dhe afër pesë vite në Australi). Por, në deklaratën e mësipërme të Kryeministrit Haradinaj shpërfaqet padituaria e tij për detyrat e ambasadorëve dhe sidomos për mënyrën se si informohen dhe informojnë ata.

Edhe pse personalisht nuk kam pasur nevojë të kërkoj instruksione, është krejt e natyrshme dhe e preferueshme që Qeveria e Republikës së Kosovës të pajisë me udhëzime të rregullta dhe specifike ambasadorët e Republikës së Kosovës, madje në mënyrë të koduar, ashtu siç bëjnë shtetet e tjera me traditë demokratike. Mbledhjet e Qeverisë janë të rëndësishme për informimin e ambasadorëve, por janë krejtësisht të pamjaftueshme. Reduktimi i marrjes së informacionit vetëm nga mbledhjet e Qeverisë dëshmon se Kryeministri nuk i ka të njohura ende mjaftueshëm detyrat e diplomacisë.

Dua ta informoj kryeministrin se në rrafshin teorik dhe praktik ambasadorët i kryejnë pesë funksione kryesore: Përfaqësojnë Republikën, negociojnë në emër të Republikës, vëzhgojnë dhe informojnë në lidhje me zhvilimet në vendin pranues, i mbrojnë interesat e qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës dhe punojnë në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Nga misionet që unë kam udhëhequr për rreth dhjetë vite janë dërguar mijëra raporte, kabllograme dhe analiza te Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm. Janë dhjetëra marrëveshje bilaterale dhe njohje të Republikës së Kosovës që kanë rezultuar nga puna e misioneve që kam udhëhequr. Kontinenti Australian është i vetmi, në të cilin është përmbyllur procesi i njohjes së Republikës së Kosovës dhe nga ky kontinent ka pasur një mbështetje unanime pro pranimit të Republikës sonë në UNESCO në vitin 2015. E di se angazhime identike kanë pasur edhe shumë nga kolegët e mi, të akredituar në vende të tjera.

Edhe krahasimi që bënë z. Haradinaj me diplomatët e vendeve tjera është i padrejtë dhe i pasaktë. Ashtu siç ai i sheh diplomatët e huaj, sa dijnë për Kosovën, dimë edhe ne, diplomatët e Republikës së Kosovës për vendin ku shërbejmë. Le ti lexojë kabllogramet dhe analizat dhe do ta kuptojë atë.

Dhe, në fund, le të pyesë diplomatët e huaj në Kosovë, nëse marrin udhëzime për veprime konkrete nga vendet e tyre dhe do ta merr përgjigjien e saktë.

Do të ishte e udhës, që kryeministri të peshoj fjalët në raport me njerëzit, që për dhjetë vite kanë lënë ambientin e tyre familjar dhe shoqëror për t’i shërbyer vendit. Ambasadorët e Republikës së Kosovës nuk janë “qyqana dhe qyqane”, por njerëz me dinjitet, që i përfaqësojnë dhe mbrojnë me shumë përkushtim interesat e Republikës së Kosovës.

Next Post
Asamblea/ Rama ironizon opozitën dhe kërcenon të vetët: Ministra, krerë të PS, drejtora, do ju shkarkoj!

Rama përjashton deputetin e Kurbinit: Kërkonte ekskluzivitet për shefa policie!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In