• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori Gonzato, një zë i fortë dhe i qartë i BE-së në Tiranë

by Preç Zogaj
03/11/2024 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Shqiptarëve u ka rënë në sy të qënët aktiv dhe mjaft i drejtpërdrejtë i ambasadorit të BE-së në Tiranë, zotit Silvio Gonzato. Veçanërisht si mbështetës dhe protektor ‘par exellance’ i SPAK-ut dhe drejtësisë së re. Gjë që ka vlerën e një dhurate të fatit për vendin tonë në ketë periudhë.

E gjithë kjo në një kontekst të dy-trefishtë.
Së pari, të boshllëkut relativ që ka krijuar mungesa e gjatë e ambasadorit të SHBA në Tiranë, që s’mund të mos ndjehet, pavarësisht vëmendjes së pakursyer nga Uashingtoni dhe punës së madhe të së Ngarkuarës me Punë, zonjës Nancy VanHolmm.
Së dyti, në kontekstin e dëshirave të mjaft politikanëve të lartë shqiptarë, sendërtuar edhe në nismën e superkomisionit parlamentar antikorrupsion, nismë e cila nuk ka mundur t’i fshehë synimet për t’i hedhur SPAK-ut frenat e ngadalësimit dhe kontrollit me lloj-lloj arsyetimesh hibride që bëjnë masë me dijet perëndimore mbi të cilat qëndron pavarësia e pushtetit gjyqësor.
Të shtojmë këtu edhe kontrastin që ka krijuar profili dhe stili i komunikimit të zotit Gonzato me mjaft prej parardhësve të tij në Tiranë. Të cilët kanë ardhur e kanë ikur pa u bërë dot as violinë e dytë në raport me homologët e tyre amerikanë.

Le të sjellim në vemendje disa shembuj ilustrues të kësaj që po themi. Në një tryezë të 25 shtatorit në Tiranë ambasadori Gonzato ndërhyri për herë të dytë pas fjalës së kryetarit të komisionit antikorrupsion, deputetit Fatmir Xhafaj, duke nënvizuar në formën e një replike se “pa institucione të pavarura të drejtësisë nuk ka drejtësi të pavarur; kriteret si llogaridhënia dhe transparenca nuk mund të përdoren si kosto të pavarësisë. Ato janë mekanizma të brendshëm për të rritur këto cilësi”.

Ambasadori e kishte me një parashtresë të parafolësit për llogaridhënien e prokurorëve dhe gjyqtarëve, që sikur i doli në shteg. Por në një rrafsh më të gjerë, replika e tij u jepte zë shqetësimeve që kanë krijuar pranë aleatëve strategjikë dhe në opinionin e brendshëm ekuivoket e komisionit “Xhafaj”. Për ç’arsye SHBA dhe BE morën vendimin për ta ndjekur nga afër, asistuar e ushqyer me ekspertizë, duke paralajmëruar mosprekjen e institucioneve të pavarura. Domethënë drejtësinë, SPAK-un.

“Përplasja” u përsërit para pak ditësh, kësaj radhe në distancë, kur zoti Xhafaj, këmbëngulës në projektin e tij të superkomisionit akoma fantazmë në pikëpamje të konkretësisë, deklaroi në një konferencë shtypi se nuk e përjashtonte mundësinë e ndryshimeve kushtetuese nëse ekspertët e këtij komisioni do ta rekomandonin atë. I pyetur nga gazetari i Top Chanel, Muhamet Veliu për këtë deklaratë, ambasadori Gonzato i vuri pikat mbi “i” duke dhënë këtë përgjigje: “Ju e dini që ne vendosëm të marrim pjesë duke i ofruar ekspertizë Komisionit për ta udhëhequr dhe mbështetur në diskutimet e tij. Dhe një nga kushtet e qarta për këtë ofertë ishte që Komisioni të mos vinte në dyshim arkitekturën aktuale kushtetuese. Dhe kur flas për arkitekturën kushtetuese, kam parasysh situatën aktuale që e sheh sistemin e drejtësisë krejtësisht të pavarur nga legjislativi dhe ekzekutivi. Kjo është diçka që nuk është e negociueshme”.

Më qartë e më saktë se kaq s’ka ku shkon. Në gjuhën e popullit themi se kështu do mushka drutë: Kjo është diçka që është e panegociueshme!

Në të njëjtën intervistë e cila i parapriu daljes së progres-raportit të BE-së për Shqipërinë, zoti Gonzato gjuajti në shenjë, siç është e vërteta e perceptuar dhe e jetuar si e tillë nga një shumicë e madhe shqiptarësh, kur tha: “Nëse ka një faktor që ka ndikuar në vlerësimin e situatës në sektorin e sundimit të ligjit nga Bashkimi Evropian, janë pikërisht rezultatet që po arrin SPAK-u. Dhe siç thashë, mendoj se duhet ta lejojmë SPAK-un të punojë. Absolutisht nuk duhet të tolerojmë sulme personale ndaj disa prej përfaqësuesve të këtyre institucioneve të pavarura të drejtësisë. Ne duhet t’i mbrojmë ata. Dhe ky është padyshim pozicioni im për këtë”. Sërish pa doreza, pa shqetësimin se po shkelte ndonjë kallo apo po shbalancohej si diplomat për një çështje kaq jetike që nuk i duron rrumbullakosjet.

Nuk ka dyshim se ambasadori i BE-së reflekton në punën e tij jo vetëm përparësitë e politikës së BE-së, por edhe nivelin e ri të politikës aktive të qeverisë së zonjës Ursula von der Leyen në vendet kandidate në këtë etapë finale të rrugës së tyre drejt anëtarësimit me titull të plotë në BE. Europa po flet qartë. Përfaqësuesi i saj në Tiranë flet me guhën e saj. Nga kjo pikëpamje, BE i ka gjetur punës njeriun.

Kjo është një gjë me vlerë të veçantë për tandemin SHBA-BE në një vend si Shqipëria, ku jo rrallë politikanët e stamës antidemokratike apo të ndotur me korrupsion përpiqen të gjejnë të çara në sjelljen e dy aleatëve strategjikë për t’u strehuar të njëri kundër tjetrit. Rëndom te Europa kundër Amerikës. Duke shfrytëzuar problematikat e funksionimit të BE-së.

Natyrisht, ShBA dhe BE kanë vepruar e veprojnë si enë komunikuese edhe në vendin tonë, duke shtyrë përpara me një zë forcimin e demokracisë, sigurisë, zhvillimit dhe integrimit.

Duhet ta themi se në këtë tandem, SHBA dhe ambasadorët e tyre kanë patur e kanë rolin e violinës së parë në çështjet kyçe të sigurisë dhe drejtësisë. Kësaj radhe, më saktë në këtë periudhë, edhe për arsyet e përmendura në fillim të këtij shkrimi, është ambasadori i BE-së që po komportohet si violinë e parë. Si t’i përgjigjej një apeli që buron nga besnikëria e ortakërisë, në një moment kur SHBA janë fokusuar te zgjedhet e tyre presidenciale. Natyrisht duke përdorur me mençuri momentin historik të përparimit të Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit në BE. Gjë që rrit peshën e fjalës së Brukselit dhe dëgjueshmërisë së saj nga Tirana.

Në këtë mënyrë ambasadori Gonzato po ngulit një komportim që jep garanci se SPAK nuk mund të preket e tjetërsohet edhe nëse ndodh një ndyshim i pushtetit në SHBA, që është dëshira e zjarrtë e kastës sonë plurale solidare duke u iluduar apo shpresuar se mund të fitojnë kohë e rrethana që do t’i ndihmonin të kthenin regjimin e pandëshkueshmërisë.

Next Post
30 vjet emigrant në Greqi, lezhjani: Rama na riktheu shpresën, do kthehem në atdhe

30 vjet emigrant në Greqi, lezhjani: Rama na riktheu shpresën, do kthehem në atdhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In